Fshehtësitë e zbukurimit të Hollivudit

  • A.P /
  • 24 January 2023 - 14:29
Fshehtësitë e zbukurimit të Hollivudit

Me kalimin e viteve të gjithë ua kemi lakmi aktoreve të famshme të Hollivudit të vjetër. Gjithmonë të mahnitshme, të zbukuruara dhe shumë tërheqëse. Ajo që na intereson është se si janë grimosur dhe cilat fshehtësi kanë përdorur që ta sofistikojnë dukjen e tyre. Në vijim ju paraqesim disa fshehtësi për grimin, që me pak ndryshime në rutinën e grimit, të dukeni asgjë më pak se një nga bukuroshet e Hollivudit.

1. PËRDORENI MASKARËN EDHE SI "EYELINER"

Pasi që më moti maskara nuk ishte e paketuar si sot bashkë me brushën, por ndaras, i njëjti xhel ishte përdorur për nevojat e qerpikëve dhe për vizatimin e linjave përfundi tyre. Nëse keni brushë për vizatim, lirisht shërbehuni me maskarën tuaj dhe jo vetëm se do të kurseni të hollat, por do të krijoni për më shumë hapësirë në çantën tuaj të grimit.

 

2. PËRDORENI BUZËKUQIN OSE LAPSIN PËR BUZË

Krejt çfarë duhet të bëni është që lehtësisht të lagni brushën për buzë, ta futni në buzëkuq të ngjyrës së preferuar dhe t'i vizatoni këndet e buzëve. Në këtë rast do të fitoni efektin e njëjtë sikurse t'i keni vizatuar me laps. Po kështu, nëse në këtë mënyrë plotësoni edhe pjesët e mbetura të buzëve, buzëkuqin apo shkëlqyesin që e vendosni sipër tyre do të qëndrojë më gjatë se zakonisht.

3. PËRDORENI BUZËKUQIN SI KREM OSE BRONZUESIN

Ajo që kurrë nuk duhet të bëni është që buzëkuqin në mënyrë direkte ta vendosni në faqe. Vendoseni në buzë, i bashkoni dhe me gishtin tregues dhe atë të mesëm bëni pak presion në buzën e poshtme drejt mesit. Ngjyra që ju ka mbetur në gisht, mund ta vendosni në faqe. Natyrisht, transmeton gazeta "Kosova Sot Online" ,nëse dëshironi ngjyrë më intensive mund të shtoni buzëkuqin në formë të ngurtë.

4. SHKËLQIMIN PËRDORENI PËR TË SHTRËNGUAR FYTYRËN TUAJ

Ju nevojitet brushë e pastër për maskarë. Vendoseni në shkëlqimin për buzë dhe në vendin ku keni vetullat, dhe kështu do të krijoni përshtypjen se mollëzat i keni më të ngritura, por edhe sytë ju japin shkëlqim nga reflektimi i dritës.

(Kosova Sot Online)