Ja zakonet e përditshme që ju bëjnë të dukeni më të vjetër

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 14:20
Ja zakonet e përditshme që ju bëjnë të dukeni më të vjetër

Mund të mos ketë një eliksir të rinisë së përjetshme, por ka mënyra për të ngadalësuar efektet e kohës në lëkurën tonë. Nëse fillojmë që tani të shmangim zakonet e mëposhtme të dëmshme, atëherë pamja jonë e jashtme do të përmirësohet, por – më e rëndësishmja – do të fitojmë një mënyrë jetese më të shëndetshme, në përgjithësi.

Konsumimi i pijeve të gazuara

Ju e dini që pijet joalkoolike kontribuojnë në shtimin e peshës. Por a e dini se edhe ata na plaken shpejt? Sipas një studimi nga Universiteti i San Franciskos, njerëzit që konsumonin më shumë pije të gazuara kishin telomerë më të dobët. Telomeret janë pika në ADN që mbron gjenomin tonë. Ndërsa qelizat tona ndahen, telomeret shkurtohen, që do të thotë se ato fillojnë të keqfunksionojnë.

 

Konsumimi i sheqerit

Ashtu si me pijet e gazuara, çdo ushqim që përmban sasi të mëdha sheqeri funksionon negativisht për pamjen tonë. Siç zbuloi hulumtimi i publikuar në Clinical Dermatology, sasitë e larta të sheqerit shkaktojnë dëmtime të lëkurës që është shumë e vështirë për t’u riparuar. Sheqeri ngjitet në kolagjen duke e bërë lëkurën tuaj të duket e ngurtë dhe e fortë.

Konsumimi i alkoolit

Konsumimi i tepërt i alkoolit e lë trupin dhe veçanërisht lëkurën të dehidratuar. Sidomos në muajt e verës efekti i tij bëhet më i keq. Lëkura “thahet”, ndërsa shkaktohen inflamacione, të cilat “shpërthejnë” në fytyrë si puçrra apo ënjtje.

Ekspozimi i tepërt i diellit

Fatkeqësisht, dielli nuk është gjithmonë miku ynë. Procesi i fotoplakjes ekziston dhe është i pamëshirshëm. Përdorimi i kremit kundër diellit është i domosdoshëm edhe në muajt e dimrit, ndërsa në verë indeksi i mbrojtjes duhet të jetë së paku 30 SPF.

(Kosova Sot Online)