Maska e fytyrës nga mjalti dhe jogurti
Ndonëse dimri është shumë i rrezikshëm për lëkurën, kjo nuk do të thotë se ju doemos duhet të vuani nga problemet me lëkurën. Një armë e fuqishme në ‘luftën’ tuaj me dimrin mund të jetë edhe kjo recetë natyrale për trajtimin e lëkurës gjatë ditëve më të ftohta të vitit. Niveli i lartë i zinkut dhe acidit laktik që gjendet në jogurt, ndikon në mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e ambientit. Për më tepër, kjo maskë ju ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe me trajtimin e poreve të zgjeruara. Me pak fjalë kjo maskë e fytyrës ua shton shkëlqimin e lëkurës, në ditët më të vështira për të. Në anën tjetër, mjalti parandalon infektimet patogjene si dhe ndikon në balancimin e nivelit të pH-së, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Andaj, pse mos ta provoni këtë maskë natyrale, për trajtimin e lëkurës gjatë stinës më të ftohtë të vitit.
Përbërësit:
Një lugë gjelle mjaltë
Dy lugë gjelle jogurt natyral
Udhëzimet:
Përzieni të dy përbërësit pastaj bëjini masazh fytyrës
Lërini përbërësit që ta kryejnë punën e tyre për njëzet minuta
Pastrojeni fytyrës siç do të kishit bërë normalisht
(Kosova Sot)