
Lexoni edhe:
Një gjë kaq e thjeshtë zbulon se Gjesti dhe Egli janë në lidhje
Dashi – Ditë shumë e qetë dhe pa probleme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do keni aspak druajtje dhe do flisni hapur me personat që keni në krah. Beqarët do e nisin ditën pozitivisht, por në fakt nuk do mund ta gjejnë as sot personin e duhur. Në planin financiar nuk duhet të bëni asnjë lloj çmendurie edhe sikur gjendja e të ardhurave të jetë e mirë.
Demi – Tensioni do të mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Debatet do të jenë të zjarrta dhe disa mund të arrijnë edhe në pikën më kulmore. Beqarët nuk duhet të nxitohen aspak, por duhet të reflektojnë mirë para se të hedhin çdo lloj hapi. Saturni do t’ju nxisë t’i menaxhoni me maturi të ardhurat. Nuk priten aspak vështirësi apo probleme.
Një gjë kaq e thjeshtë zbulon se Gjesti dhe Egli janë në lidhjeLexoni edhe:
Binjakët – Mos e gjykoni partnerin tuaj sot për gjithçka që ai do bëjë sepse do ta lëndoni tej mase. Secili ka nevojë të shprehet dhe të veprojë si të dëshirojë, mjafton që qëllimi të jetë i duhuri. Beqarët para se të vendosin për diçka duhet të marrin edhe mendimin e disa miqve. Financat do të jenë goxha të favorizuara. Do kryeni edhe transaksione dhe situata do të mbetet e njëjtë.
Gaforrja – Ka shumë mundësi që çifteve t’iu fiksohet ideja e ndarjes gjatë kësaj dite. Asgjë nuk do ecë ashtu si ata e kishin menduar dhe debatet e shumta do ta bëjnë ditën të vështirë për t’u kaluar. Beqarët ka shumë gjasa të kenë dashuri me shikim të parë. Në planin financiar edhe pse do merrni masa, situata nuk do jetë aspak në gjendjen më të mirë të mundshme.
Luani – Qetësia do të mbizotërojë gjatë gjithë kësaj kohe në jetën tuaj në çift, kështu që shfrytëzojeni ditën për të folur për tema delikate. Partneri do jetë më i kuptueshëm. Beqarët nuk duhet t’i besojnë pamjes së jashtme të disa personave sepse do zhgënjehen tej mase. Financat nuk do kenë aspak probleme, përkundrazi do jeni më të lirshëm të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Virgjëresha – Nëse keni pasur probleme me partnerin, sot është koha e duhur për të folur për to dhe për t’i zgjidhur. Konfigurimi i yjeve do jetë pozitiv dhe do krijojë një ambient mjaft të ngrohtë. Beqarët do jenë pasionantë dhe të gatshëm për të bërë ndonjë çmenduri për dashurinë. Shpenzimet duhet t’i kufizoni nëse nuk doni që situata të marrë tatëpjetën.
Peshorja – Falë mbështetjes që do t’ju japë Venusi sot do ruani një komunikim goxha të ngrohtë dhe do i zgjidhni mosmarrëveshjet e dikurshme me qetësi. Beqarët do vazhdojnë ta kërkojnë princin e kaltër, por pa shumë fat. Do t’ju duhet ende të prisni edhe disa kohë. Të ardhurat do jenë goxha delikate. Mendohuni mirë edhe para se të kryeni shpenzimet e nevojshme.
Akrepi – Mund të ketë edhe disa probleme të vogla sot në jetën tuaj në çift dhe për këtë fakt nuk do ndiheni shumë mirë. Kujdes me ato që do thoni. Beqarët do jenë të lirë të bëjnë atë që duan. Emocionet do jenë të mëdha, por jo të gjithë do mund të krijojnë një lidhje serioze. Disa mund të kenë edhe thjesht aventura. Financat do i menaxhoni me maturi dhe përkujdes.
Shigjetari – Ditë plot ulje dhe ngritje kjo e sotmja për të dashuruarit. Gjërat nuk do ecin aspak ashtu si e kishit menduar, kështu që kujdes. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme. Nuk do mungojnë takimet, por ende nuk do jetë koha për të filluar histori dashurie serioze. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Shfrytëzojeni për ta stabilizuar dhe për ta përmirësuar situatën.
Bricjapi – Ditë shumë e paqëndrueshme dhe problematike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk do ecë si duhet. Beqarët duhet të mendohen shumë herë para se të hedhin hapa më tutje. Për disa nuk është koha për të filluar një histori dashurie. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata të jetë në gjendjen më të mirë.
Ujori – Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë i ngrohtë dhe harmonik gjatë kësaj dite. Shfrytëzojeni sa të mundni sepse ditë të tilla nuk vijnë shpesh. Beqarët nuk duhet të mbyllen në vetvete sepse në këtë mënyrë nuk kanë për ta gjetur personin e duhur. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë çdo hap që do hidhet duhet bërë me kujdes dhe maturi.
Peshqit – Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjithçka do shkojë më së miri, madje nuk do mungojnë as surprizat e mëdha. Beqarët do joshin pa fund dhe do e takojnë një person që do t’iu përshtatet. Shumë gjëra do ndryshojnë sot për ta. Në planin financiar do bëni çmos që ta ruani ekuilibrin sa më gjatë. Investimet nuk duhen bërë sot.
(Kosova Sot Online)