
Lexoni edhe:
Dënohen motrat Antonela e Mariela Berishaj për dhunën ndaj blogeres Klea Prenga
Flokë të gjatë, të shëndetshëm dhe plot volum janë ëndrra e shumë prej nesh. Por shpesh ndodh që rriten ngadalë dhe mund të duken të dobët. Edhe pse nuk ka “magji të shpejtë” që të bëjë që flokët të rriten me 10 cm brenda një jave, ekzistojnë zakone dhe rutina efikase që e stimulojnë rritjen edhe përmes përkujdesjes së përditshme dhe zgjedhjeve të mira.
Në këtë artikull do të zbulojmë se cilat janë hapat kryesorë nga ushqimi deri te masazhet që mund të ndihmojnë që flokët të rriten me më shumë forcë, shëndet dhe bukuri.
Dënohen motrat Antonela e Mariela Berishaj për dhunën ndaj blogeres Klea PrengaLexoni edhe:
Ushqimi i duhur: burimi nga brenda
Një flok i fortë varet nga mënyra se si ushqehemi, për të ndihmuar rrënjët të jenë të ushqyera mirë: Konsumo vitamina A, C dhe E, ato ndihmojnë në mbrojtjen e gjëndrave dhe kutikulës së flokut nga dëmtimet. Biotina dhe vitaminat e grupit B përmirësojnë qarkullimin në skalp dhe kontribuojnë në prodhimin e keratinës, proteinës themelore të flokut.
Minerale si hekuri dhe zinku janë thelbësore për të shmangur rënien dhe për të ruajtur elasticitetin. Shto në dietë frutat e stinës, perimet me gjethe, vezët, arrat, peshkun dhe drithërat integrale. Një dietë e mirë është themeli. Pa të, asnjë trajtim nuk do të japë efekt optimal.
Hidratim i dyanshëm
Flokët janë të përbërë nga ujë në masë të konsiderueshme, prandaj: Pi të paktën 2 litra ujë në ditë. Kjo ndihmon që kaloritë, qelizat dhe shpërndarja e lëndëve ushqyese të jenë optimale.
Përdor produktet e duhura për flokë: shampo pa sulfate, balsamë dhe maska që ushqejnë.
Një ose dy herë në javë, aplikoni vajra natyrale (p.sh. ricino, jojoba, kokosi) në gjatësitë e flokëve dhe lëreni 30 minuta para larjes.
3. Masazh i skalpit: stimulo qarkullimin
Masazhi i lehtë i lëkurës së kokës për 5–10 minuta në ditë ndihmon që gjaku të qarkullojë më mirë.
Mund ta bësh edhe me pak vaj ushqyes për të forcuar efektin. Kjo nxit që rrënjët të marrin më shumë oksigjen dhe lëndë ushqyese.
Prerje e rregullt (jo për rritje, por për mirëqenie)
Edhe pse prerja nuk rrit flokët, ajo largon majat e dyfishta që, nëse nuk hiqen, pengojnë rritjen e shëndetshme. Prerja çdo 6–8 javë siguron që flokët të kenë bazë të pastër dhe nuk dëmtohen më tej.
Shmang burimet e dëmshme
Gjithnjë bëje kujdes: Nxehtësitë e larta: tharje me temperaturë të lartë apo pajisje stiluese si pjastër, mashë etj, ndikojnë në dëmtimin e shpejtë të flokut. Tërheqja e fortë e flokëve kur lapen bisht me lidhëse apo kapsa, shkaktojnë dëmtim.
Suplemente, përdorini me kujdes dhe këshillë mjekësore
Nëse dieta nuk e siguron nga brenda gjithë ushqimin e nevojshëm, mund të marrësh suplemente si biotina apo vitamina për flokët. Por: konsultohu patjetër me mjekun para se t’i përdorësh.
(Kosova Sot Online)