Kujt i takojnë meritat për artin e inteligjencës artificiale?

  • 03 April 2019 - 09:32
Kujt i takojnë meritat për artin e inteligjencës artificiale?

Bota vibrante e artit të rrjetit nervor u paraqit viteve të fundit, pjesërisht nga zhvillimet e shkencave kompjuterike

Ngjashëm me lëvizjet paraprake revolucionare, arti i rrjetit nervor parashtron pyetje të vështira: Çka të mendojmë rreth autorësisë dhe pronësisë kur këto vepra të artit vijnë si rezultat i kontributit të një numri kaq të madh të individëve krijues dhe algoritmeve? Si të sigurohemi që të gjithë artistët e përfshirë janë trajtuar me drejtësi?

Përgjatë disa viteve të fundit, shumë artistë kanë filluar që të përdorin atë që quhet “softuer nervor i rrjetit”, me qëllim që të krijojnë vepra të artit. Përdoruesit fusin pamjet ekzistuese në softuer, i cili më parë është programuar për t’i analizuar ato, duke dhënë më pas pamje të reja, të cilat artistët mund t’i kurojnë. Duke manipuluar ‘futjet’ dhe parametrat e këtyre modeleve, artistët mund të prodhojnë një gamë të tërë të pamjeve interesante dhe joshëse. Kjo punë ka marrë një vlerësim të gjerë nëpërmes ekspozitave, lajmeve në media, ankandeve të artit, etj.

Duke qenë edhe vet kërkues akademik, zhvillues i teknologjisë artistike dhe artist amator, gëzohem kur shoh artistët duke përqafuar teknologji të reja të shprehjes.

Por, ngjashëm me lëvizjet paraprake revolucionare, arti i rrjetit nervor parashtron pyetje të vështira: Çka të mendojmë rreth autorësisë dhe pronësisë kur këto vepra të artit vijnë si rezultat i kontributit të një numri kaq të madh të individëve krijues dhe algoritmeve? Si të sigurohemi që të gjithë artistët e përfshirë janë trajtuar me drejtësi?

Lindja e një lëvizjeje

Bota vibrante e artit të rrjetit nervor u paraqit viteve të fundit, pjesërisht nga zhvillimet e shkencave kompjuterike.

Kjo filloi në vitin 2015 me një program të quajtur “DeepDream”, i cili u zhvillua rastësisht nga një inxhinier i “Google”-it. Ai donte ta gjente një mënyrë për të vizualizuar punët e sistemit të rrjetit nervor, të dizajnuar për të analizuar pamjet. Për ta bërë këtë, ai mori një fotografi si ‘input’ dhe kërkoi që të rritej numri i pjesëve të objekteve, të detektuara në pamje. Rezultat i kësaj ishte një tërësi e pamjeve të çuditshme dhe ndjellëse.

Ai e shpërndau këtë metodë online dhe artistët menjëherë filluan që të eksperimentonin me të. Ekspozita e parë e artit “DeepDream” u organizua më pak se një vit më pas.

Meqë ky softuer gjendet falas në internet, artistët digjitalë mund të eksperimentojnë me këto modele, e më pas mund të shpërndajnë rezultatet dhe modifikimet e tyre.

Në “Twitter” ekziston një komunitet kreativ aktiv i artistëve të rrjetit nervor që diskutojnë rezultatet e eksperimenteve të tyre, bashkë me zhvillimet e fundit dhe kontroversat. Edhe artistët kryesorë kanë përqafuar këto metoda, me ekspozita dhe komisione nga artistët si Trevor Paglen, Refik Anadol dhe Jason Salavon.

Kjo shpërndarje e hapur sfidon mënyrat sesi ne mendojmë rreth artit. Shitja nga “Christie's” e imazhit "Edmond de Belamy, from La Famille de Belamy" në nëntor të vitit 2018 për gati 500,000 dollarë amerikanë, tregon se diçka nuk ishte në rregull.

Pse? Për ta bërë këtë pamje, grupi artistik “Obvious” përdori kodin e burimit dhe të dhënat që një artist tjetër, Robbie Barrat, i kishte shpërndarë falas në internet.

“Obvious” kishte çdo të drejtë për ta përdorë kodin e Barratit dhe të pretendonte autorësinë e punës. Por, shumë njerëz kritikuan “Christie's” për ngritjen e artistëve të cilët kishin luajtur vetëm një rol të vogël në krijimin e punës. Kjo në përgjithësi ishte konsideruar si dështim i “Christie's”, sidomos rreth mënyrës së gabueshme me të cilën ai kishte promovuar artin, sesa rreth nevojës për të rimenduar autorësinë e artit të inteligjencës artificiale.

Paraqitja e “Ganbreeder”

Këto çështje u bënë me të vërtetë të paevitueshme në “Ganbreeder”, një ueb sajt i ri për krijimin e pamjeve me anë të rrjeteve nervore.

“Ganbreeder” është një burim i pashtershëm i pamjeve frymëzuese, intriguese, bizare dhe fascinuese. Për dallim nga pamjet nga “DeepDream”, të cilat shumë shpejt u bënë të përsëritshme, duket sikur asnjë mendje njerëzore nuk do të jetë ndonjëherë në gjendje që të produkojë gamën diverse të pamjeve origjinale të “Ganbreeder”.

“Ganbreeder” u lansua nëntorin e kaluar nga Joel Simon. Çdo pamje e “Ganbreeder” krijohet me parametrat fillestarë (input), të cilët i zgjidhni duke modifikuar parametrat e pamjeve tjera në sajt. Sajti ruan linjën e çdo pamjeje, ashtu që mund të shihni se kush ka kontribuuar në arritjen e pamjes përfundimtare.

Caktimi i meritës

Tanimë një artist i vetëm i ka marrë meritat. Kur Alexander Reben ekspozoi pikturat që i kishte bërë nga pamjet e “Ganbreeder”, Baskin e akuzoi atë për vjedhje, pasi që ajo dhe të tjerët kishin kaluar orë të tëra në sajtin “Ganbreeder” për të bërë ato pamje. Për ta mbrojtur vetveten, Reben theksoi se punët në “Ganbreeder” ishin anonime kur ai kishte përzgjedhur pamjet e tij; kyçjet e përdoruesve dhe atributet ishin shtuar vetëm nga muaji shkurt.

Çdo pamje e “Ganbreeder” krijohet me parametrat fillestarë (input), të cilët i zgjidhni duke modifikuar parametrat e pamjeve tjera në sajt. Sajti ruan linjën e çdo pamjeje, ashtu që mund të shihni se kush ka kontribuuar në arritjen e pamjes përfundimtare.

(Kosova Sot)