Si t'i jepet fund serisë "Game of Thrones"

  • 16 April 2019 - 09:45
Si t'i jepet fund serisë

Përfundimi i serisë "Game of Thrones" paraqet një sfidë, të cilën do ta shijonin edhe emrat si Dickens dhe Thackeray

Për pesë sezonet e parë, seria bazohej në një masë të madhe te vëllimet gjegjëse të sagës së Martinit, "A Song of Ice and Fire", por tash e ca kohë filmi i paraprinë shkrimtarit, edhe pse ai iu ka dhënë skenaristëve informata rreth qëllimeve të tij

Derisa jemi në pritje të sezonit final të "Game of Thrones", kureshtja përqendrohet te një pyetje e vetme: si do të përfundojë ai? Ueb-sajtet e fansave vlojnë nga spekulimet rreth asaj se cili do të ishte përfundimi më bindës. A do t'i zbulohet Jon Snow-it prejardhja e tij e vërtetë? A do ta marrë ai vesh të vërtetën rreth shtatzënësisë së Cerseit? A do të mposhtet përfundimisht White Walkers?

Dhe, mbi të gjitha, kush do të sundojë në fund? Bërësit e kësaj serie ia kanë vënë vetes përpara një sfidë: duke rikujtuar atë që kritiku i madh letrar Frank Kermode e quante "sens të një përfundimi", ata nuk munden më që të mbështeten te romanet origjinale të George RR Martin. Për pesë sezonet e parë, seria bazohej në një masë të madhe te vëllimet gjegjëse të sagës së Martinit, "A Song of Ice and Fire", por tash e ca kohë, filmi i paraprinë shkrimtarit, edhe pse ai iu ka dhënë skenaristëve informata rreth qëllimeve të tij. Lexuesit vazhdojnë që të presin që Martin ta përfundojë këtë roman, por skenaristët TV nuk mund të jenë kaq të durueshëm. Ata gjenden para një sfide të veçantë, meqë ky rrëfim i gjatë, që tanimë kapë rreth 67 orë, është dalluar nga befasitë e tij të papritura dhe gatishmërisë që të vrasë lojtarët kryesorë, pa paralajmërim. Por, skenaristët e tij duhet ta dinë se një përfundim i kënaqshëm është pjesa më e rëndësishme e një rrëfimi dhe se ai mund të na bëjë të ndryshojmë mendjen rreth asaj që tanimë kemi shikuar. Rrëshqet buzë greminës Secili prej nesh mund ta japë një shembull të ndonjë drame TV, e cila në fund doli të ishte absurde, për shkak të një përfundimi, i cili dështoi ta kënaqte logjikën e asaj që kishte ndodhur më parë. Kur një përfundim nuk kënaqë, mosbesimi i cili rrinte pezull, na kaplon të tërët.

Fundi është ai ku përmbushet, apo dështon, kontakti me shikuesin, apo lexuesin. Skenaristët e tashëm të dramave televizive ballafaqohen me disa nga çështjet me të cilat dikur ballafaqoheshin romancierët viktorianë. Thackeray, Dickens, Gaskell, Hardy dhe Wilkie Collins, që të gjithë kanë shkruar zhanrin "serial fiction'". Përfundimi i episodit të serisë sonë të preferuar, na ka bërë që mezi ta presim episodin tjetër, duke imituar pa vetëdije situatat interesante të Collinsit në romanet, si "The Woman in White". Shprehja "cliffhanger" (situatë që përfundon interesant, roman me vazhdime, por që d.m.th. edhe buzë greminës) me gjasë e ka prejardhjen nga një roman serik viktorian: ai i romanit të autorit Thomas Hardy, "A Pair of Blue Eyes", të botuar muaj më muaj midis shtatorit të vitit 1872 dhe korrikut të vitit 1873. Henry Knight, i cili ishte duke ecur në një shkëmb në Kornishit, bashkë me Elfride Swancourt, gruan që ai e do, rrëshqet buzë greminës.

Një përfundim aq arbitrar Derisa lexuesi lexon përfundimin e vëllimit, ai gjendet në atë gjendje as i gjallë as i vdekur "Make 'em laugh; make 'em cry; make 'em wait" (bëri ata të qeshin, të qajnë, të presin) ishte një këshillë e shpeshtë e shkrimtarëve të shekullit XIX të zhanrit "serial fiction". (Edhe pse kjo thënie shpesh iu referohet Collinsit apo Dickensit, ajo është thënë nga romancieri ekscentrik Charles Reade). Askush nuk kishte eksploruar formën e serisë më mirë sesa atij nuk i duhej që të ripërtërinte narrativat e tij seri pas serie, sikur autorët e "Game of Thrones", por atij i duhej që të gjente sesi ta mbante gjallë vëmendjen e lexuesve muaj pas muaji.

Duke shkruar librin "Little Dorrit" ai vërejti domosdoshmërinë "që peri të mos humbet në mendjen e lexuesit për gati dy vjet". Ai nuk e kishte mundësinë e rikujtimeve të pjesëve më interesante të episodeve paraprake, sikur që shohim tani në fillim të çdo episodi të ri.

Në romanet e tij të hershme, Dickens improvizonte në rrugë e sipër, me vetëm pak ide të qarta rreth asaj se si duhet të përfundojë rrëfimi. A do të përpiqen skenaristët e serisë "Game of Thrones" me atë shqetësim të Dickensit, në lidhje me atë se çka mund të presin shikuesit e tyre të përkushtuar? Apo ata do të na sjellin një përfundim aq arbitrar dhe brutal, sa edhe bota që kanë imagjinuar?

(Kosova Sot)