Genc Prelvukaj emërohet drejtor i shoqatës 'APIK'

  • 22 April 2019 - 17:23
Genc Prelvukaj  emërohet drejtor i shoqatës 'APIK'

Reperi i njohur shqiptar Genc Prelvukaj është emëruar zyrtarisht drejtor i shoqatës APIK, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"APIK",  është shoqatë për menaxhimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta në fushën e muzikës. Kjo shoqatë përfaqëson autorët, prodhuesit , interpretuesit e Kosovës.

APIK është licencuar nga Zyra për të Drejtat e Autorit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

 

Lajmin për emërimin Prelvukajt, fillimisht e ka bërë të ditur ish- drejtori i kësaj shoqate, Florent Boshnajku:

“Sot me vendim unanim nga Bordi i shoqatës APIK është zgjedhur udhëheqësi i ri i shoqatës, z.Genc Prelvukaj. I urojme shume suksese ne vazhdimin e rrugës për mbrojtjen e drejtës se autorit ne vendin tone”, ka shkruar në Facebook, kompozitori Florent Boshnjaku.

Derisa Prelvukaj është shprehur se me nderin e drejtimit të saj, vjen edhe një rrugë e mundimshme, e gjatë, plot stres dhe shumë lodhje. Por ai beson fuqishëm që me mbështetjen e secilit përbrenda komunitetit artistik, gjërat mund t’i shtyjnë edhe më tej në aspektin pozitiv.

Ky është postimi i plotë:

 

(Kosova Sot)