“2 gisht mjaltë” sukses edhe jashtë kufijve, filmi i dytë më i ndjekur në Zvicër

  • 11 May 2019 - 10:23
“2 gisht mjaltë” sukses edhe jashtë kufijve, filmi i dytë më i ndjekur në Zvicër

Pak javë më parë në të gjitha kinematë në trojet shqiptare u prezantua premiera e filmit “2 gisht mjaltë” me protagonistë Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën. Ky film arriti të thyente të gjitha rekordet në kinematë shqiptare dhe vazhdon të jetë një ndër më të ndjekurit.

Siç duket “2 gisht mjaltë” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm edhe përtej trojeve shqiptare. Komedia ka nisur të transmetohet në disa vende të Zvirës dhe aty renditet në vendin e dytë si filmi më i shikuar. Këtë gjë e ka treguar Ermal Mamaqi përmes një postimi në ‘Instagram’ dhe nuk ka ngurruar të falenderojë të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur. “Faleminderit të gjithë shqiptarëve që e bënë ‘2 gisht mjaltë’ filmin e dytë më të shikuar në Zvicër javën që kaloi”, ka shkruar Mamaqi. Gjithashtu ai ka treguar se shfaqjet në Zvicër do të vazhdojnë, ndërkohë që në datë 23 maj do të nisë transmetimi edhe në Gjermani e Austri.

Kujtojmë se “2 gisht mjaltë” është film i zhanrit komedi, i cili ka në qendër një çift që niset për muaj mjalti në Karaibe, por nuk mbërrin kurrë në destinacion.

(Kosova Sot Online)