Kryetari i Deçanit Ramosaj dhe shkolla ”Ardhmëria” pritën në mënyrë madhështore mërgimtarët

  • 26 July 2019 - 22:53
Kryetari i Deçanit Ramosaj dhe shkolla ”Ardhmëria” pritën në mënyrë madhështore mërgimtarët

Kryetari i Komunes se Deçanit Bashkim Ramosaj ka vendosur tu japë tjetër kahje mikëpritjes së mërgimtarëve. Ai është krenar me rininë e qyetetit që po ia zbardhin fytyrën kudo ku prezantohen.Ata që sot janë pjesë e shkollës së suksesshme “Ardhmëria” të udhëhequr nga profesori i tyre Shkodran Tolaj dhanë pikërisht sonte koncert për mërgimtarët, transmeton "Kosova Sot Online'.

Shiu nuk ndaloi publikun që duartrokisnin pandërprerë në shenjë falemnderimi për artin që dhuronin dhe qëndruan deri në fund të programit.Për dallim nga skandalet që ndodhin në qytete tjera me promovim të zhdeshjeve dhe këngëtareve pa sens, Deçani dha shembull civilizimi, kulture dhe një rinie të shëndoshë. Të gjithë të rinjët shkëlqyen me prezantimet “live” pa munguar edhe pika korale të përgatitura me përkushtim. Në fund të koncertit u paraqit dhe profesori-këngëtari i njohur Shkodran Tolaj i cili edhe e përmbylli në mënyrë madhështore këtë koncert.Komuna e Deçanit do vazhdon të promovojë vlera të tilla sepse rinia e këtij qyteti janë garancë për investim të sigurt.

Image

(Kosova Sot Online)