Pas 15 vitesh, rikthehet seriali më i dashur për adoleshentë që të gjithë e kemi ndjekur

  • 24 August 2019 - 11:29
Pas 15 vitesh, rikthehet seriali më i dashur për adoleshentë që të gjithë e kemi ndjekur

Lizzie McGuire është një nga serialet më të ndjekura për adoleshentët dhe për një kohë ka qenë shumë i famshëm edhe në Shqipëri. Seria e fundit e tij është transmetuar në vitin 2004 dhe tashmë do të rikthehet sërish në ekran pas 15 vitesh.

Lajmin e madh e ka dhënë vetë protagonistja e serialit, Hilary Duff, e cila duket mjaft e entuziazmuar për këtë rikthim. Aktorja e njohur publikoi në ‘Instagram’ disa video nga pjesët më të bukura të serialit shoqëruar me mbishkrimin: “Surprizë! Jam përpjekur ta ruaj lumturinë për shumë kohë gjatë momentit që kemi punuar për këtë.

Jam më shumë se e lumtur që do të rikthehem sërish në shtëpi, me vajzën time… por këtë herë në të 30-tat e saj”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hilary Duff (@hilaryduff) on

(Kosova Sot Online)