HBO konfirmon vazhdimin e serialit Game of Thrones

  • 30 October 2019 - 10:01
HBO konfirmon vazhdimin e serialit Game of Thrones

Pas përfundimit të serialit Game of Thrones më herët këtë vit, HBO ka konfirmuar se janë duke e bërë një “paravazhdim” të serialit, por këtë herë vetëm për historinë e ‘Shtëpisë Targaryen’.

Nëse kompania do ta lëshonte këtë lajm në sezonin e shtatë të Game of Thrones, me gjasë reagimi i fansave të këtij seriali do të ishte mjaft pozitiv. Por, duke e ditur se si kanë reaguar me sezonin e tetë, megjithatë, reagimi i fansave pritet të jetë i përzier.

Sezoni i fundit u cilësua zhgënjyes për shumë shikues, me një numër të madh të njerëzve që akuzuan skenaristët D.B Weiss dhe David Benioff se shpejtuan fundin e asaj që njerëzit prisnin të ishte një rrugëtim epik dhe shumë i dashur.

Kështu, natyrisht, ka disa shqetësime nëse ky serial i ri do t’ia dalë ta kalojë madhështinë e Game of Thrones – apo do t’i ndjek hapat e tetë episodave të fundit, që për shumë njerëz ishin pak të pëlqyeshëm.

Krijuesit e bënë të ditur lajmin mbrëmë në Twitter, për të konfirmuar serialin e ri, të titulluar Hose of the Dragon (Shtëpia e Dragoit). Por, ka një edhe një lajm të mirë për të gjithë fansat e GOT.

Skenaristë më nuk do të jenë Weiss dhe Benioff, por Ryan Condal, Miguel Saponchink dhe krijuesi i GOT, George R. R. Martin. Saponchink është i njohur për përmbajtjen e mahnitshme në botën e GOT, pasi ai krijoi tre episodat më të dashur të serialit, ‘Hardhome’, ‘Beteja e Bastardëve’ dhe ‘Erërat e Dimrit’.

Sipas Insider, HBO ka treguar se seriali do të përbëhet nga 10 episoda për sezon, të vendosura 300 vjet para ngjarjeve të Game of Thrones. Presidenti i programimit në HBO, Casey Bloys, duke komentuar rreth serialit të ri, tha:

“Universi i Game of Thrones është shumë i pasur me histori. Ne do të eksplorojmë origjinën e Shtëpisë Targaryen dhe ditët e para të Westerosit bashkë me Miguel, Ryan dhe George”.

Shumë fansa të Game of Thrones iu kthyen Twitterit për të shprehur gëzimin për këtë lajm, me shumë prej tyre që thanë se shpresojnë që seriali i ri të jetë më i mirë se sezoni i fundit i GOT. 

(Kosova Sot Online)