Teatri i Gjilanit anulon shfaqjen e Mehmet Krajës në shenjë respekti për regjisoren e ndjerë

  • 13 nëntor 2019 - 15:14
Teatri i Gjilanit anulon shfaqjen e Mehmet Krajës në shenjë respekti për regjisoren e ndjerë

Drejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi ka njoftuar se për shkak të vdekjes së regjisores Arzana Kraja, teatri i këtij qyteti do të anulojë shfaqjen “Im atë donte Adolfin” të autorit Mehmet Kraja që ka qenë e paraparë të shfaqet sot.

“Në emër të të gjithë artistëve të Teatrit të Gjilanit, me rastin e vdekjes së regjisores Arzana Kraja, i shprehim ngushëllimet tona më të thella gjithë familjes Kraja dhe gjithë komunitetit artistik në këtë kohë të vështirë. Zemrat tona janë me familjen dhe të gjithë të tjerët. Në shenjë respekti, anulohet sot shfaqja e Teatrit të Gjilanit “Im atë donte Adolfin” e autorit Mehmet Kraja, regjia: Ilir Bokshi”, thuhet në njoftimin e drejtorit të Teatrit të Gjilanit.

Regjisorja Arzana Kraja është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e saj në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Arzana e cila ishte vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja, ka dhënë kontribut në fushën e kinematografisë.

(Kosova Sot Online)