Shkodran Tolaj zgjidhet drejtor i Ansamblit Shtetëror të këngëve e valleve në R.M.V

  • 17 November 2019 - 15:58
Shkodran Tolaj zgjidhet drejtor i Ansamblit Shtetëror të këngëve e valleve në R.M.V

Tenori i njohur shqiptar Shkodran Tolaj, i cili për kulturën shqiptare në vazhdimësi ka kontribuar me shumë aktivitete, më në fund i është shpërblyer ky mund, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Tolaj ka pranuar detyrën e drejtorit të Ansamblit Shtetëror të këngëve e valleve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Meqë rast, ai ka falenderuar zyrtarët kompetentë, që ia besuan detyrën.

 

Të nderuar e të respektuar shqiptar ngado që jeni. Pas pranimit të detyrës si drejtor i ansamblit shtetëror të këngëve e valleve në R.M.V, kam rastin të falemnderoj ata që ma besuan këtë detyrë, Ministrinë e Kulturës dhe sekretarin z.Valmir Aziri. Ansambli do të jetë vatër e shqiptarëve të bashkuar.
Na priftë e mbara drejt sukseseve të reja!, është shprehur Tolaj.

Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot Online)