Sukseset e Ansamblit Nacional të Këngëve e valleve të R.M.V

  • 28 February 2020 - 19:44
Sukseset e Ansamblit Nacional të Këngëve e valleve të R.M.V

Të nderuara media! Të nderuar adhurues dhe mbështetës të artistëve të Ansamblit Nacional të Këngëve e valleve të R.M.V. Pas sukseseve të njëpasnjëshme në 8 koncerte brenda Maqedonisë së Veriut ne u prezantuam për herë të parë në Kosovë, për nderë të 12 vjetorit të Pavarësisë për çfarë çdo ditë na vinë vlerësime dhe urata nga mijëra spektatorë që kanë patur mundësi të ndjekin koncertin përmes rrjeteve të TV 21.

Ansambli Nacional ka mision dhe bën një punë të pandërprerë për të krijuar imazhin brenda dhe jashtë vendit, andaj, ishte koha e përgatitjeve shumë serioze për paraqitjen e parë në nje festival garues në Evropë. Kishim përzgjedhur të prezantohemi në Sicili, në festivalin me traditë që përcjell mesazhe paqe e ku marrin pjesë ansamble nga e gjithë bota.

Ne nuk kishim asnjë dilemë se udhëtimi ynë në Itali - në festivalin “Mandorlo in fiore di Agrigento” do të sillte suksesin e radhës për ansamblin tonë. Megjithatë në rrethanat e reja, të krijuara këto dy ditët e fundit na duhet tu konfirmojmë se pas të gjitha përgatitjeve, sigurimit të udhëtimit dhe reklamave për performancën tonë, organizatorët oficialisht kanë anuluar festivalin si pasojë e përhapjes së shpejtë të koronavirusit, epidemi shqetësuese tashmë për tërë botën e në veçanti për Italinë.

Me shpresë se do të ketë sa më pak përhapje dhe viktima, falemnderojmë organizatorët për ftesën me shpresë se ne do ta realizojmë këtë udhëtim kurdo që do të mbahet festivali. Rrugëtimi i Ansamblit tonë vazhdon! Shumë shpejtë do të konfirmojmë pjesëmarrje dhe koncerte të tjera shumë të rëndësishme. Me respekt Shkodran Tolaj - drejtor i IN Ansambli Nacional i këngëve e valleve në R.M.V.

(Kosova Sot Online)