Drejtori i Ansamblit Nacional në R.M.V - Shkodran Tolaj priti sot piktorin e njohur Reshat Ameti

  • 03 mars 2020 - 15:34
Drejtori i Ansamblit Nacional në R.M.V - Shkodran Tolaj priti sot piktorin e njohur Reshat Ameti

Drejtori i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve shqipe në R.M.V z.Shkodran Tolaj priti sot piktorin e njohur Reshat Ameti, profesor universitar dhe kryetar i artistëve figurativ “Draudacum”. Të dy këmbyen ide për zhvillimin e artit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe gjurmimin dhe ngritjen e vlerave autoktone përmes artit muzikor e figurativ si gjuhë universale që ndikojnë në afirmimin kombëtar.

Piktori Ameti është shprehur i lumtur për gjithë suksesin e ansamblit dhe konsolidimin e plotë të tij, posaqërisht për suksesin e fundit të koncertit të 17 shkurtit në Kosovë. Piktori Ameti i ka dhuruar drejtorit Tolaj një pikturë me titull „Nga tradita“ për punën e tij të suksesshme që po bën. Ai është shprehur i lumtur që në krye të institucionit është një artist i kalibrit kombëtar me karrierë të pasur artistike që tregon për vet seriozitetin e institucionit që po përfaqëson me shumë dinjitet artin shqiptar brenda dhe jashtë RMV-së.

Drejtori Tolaj u shpreh se kjo është piktura e parë që vjen në ansambël dhe ka nderin që atë ta vendosë bashkë me piktorin Ameti në vendin qëndror të zyrës së tij. Ai ka falemnderuar përzemërsisht z.Ameti duke shprehur konsiderata të larta për të si artist dhe profesor por edhe si udhëheqës i shoqatës artistike „Draudacum“ që mbledh piktorë të kalibrit të lartë që janë shkollë dhe model për artin figurativ në Maqedoni e më gjerë.

Image

(Kosova Sot Online)