R.I.P Teatri i vjetër, mirësevjen Teatër i stilit të qendrës tregtare

  • 24 May 2020 - 09:49
R.I.P  Teatri i vjetër, mirësevjen Teatër i stilit të qendrës tregtare

Nuk u hoqen as fotografitë e varura nëpër mure nga aktorët e mëdhenj, u coptuan edhe kostumet e personazheve si: Mbreti Lir, Othello, Hamleti... të cilat janë të ngelura poshtë membranës së trurit aty te memorja e aktorëve të cilët do t’i qajnë me lot këto role. Nuk duhet të mendohet vetëm për brezin e ri janë të gjallë akoma të moçmit. Artistët, aktivistët dhe adhuruesit e artit çorren fytin dhe pranuan grushte , shkelmime nga policia.

Edhe piramidat e Egjipitit është dashur të shkatërrohen dhe të ndërtohen të reja. Kjo tendencë futuriste e harruar në kohë dhe jo e përsëritur më nga asnjë shtet i ngritur u bë top lajm në Shqipëri me rrënimin e Teatrit Kombëtar nga forcat e kryeministrit Edi Rama. Çështja e rrëzimit ose jo të tij gjendet në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, e cila ende nuk ka vendosur. Rrëzimi mund të konsiderohet si antikushtetues.

Kryeministri nëpërmjet disa fotografive në Facebook ka prezantuar se si do të duket Teatri i ri. Duket si kompleks i një ndërtese biznesi si QTU në Tiranë. Ky projekt i ri më shumë i ngjanë një qendre tregtare të ndodhur në Manhatan, dhe nuk jep ngrohtësinë dhe përmasat e një teatri. Pse Shqipëria të vërshohet me ndërtime të stilit turk, italian, grek, arab... Ky miks kulturash solli një stil të ngjashëm Danez. A nuk ju duket ky objekt që do të ndërtohet si “teatër” pa lidhje fare, objekt pa pikën e lidhjes e më keq që rrethohet me ndërtesa përreth. Modernia këtu bëhet shumë e shpifur krahasohet me historiken duke u tallur me nostalgjinë e aktorëve që kanë shkrirë djers, lot, dhembje dhe forcë ose disa kanë dhënë jetën për teatrin që tashmë ka ndërruar jetë si objekt e jeton si fantazmë në zemrat e aktorëve.

Çdo shtet kujdeset për objekete e vjetra ndërsa te ne shëmben dhe zëvendësohen. Në vend që të konzervohej dhe të mbahej muze teatri i vjetër mund të ju kishte bërë kjo zgjidhje. Bukurinë e arkitekturës nuk e bën emri i arkitektit jemi bërë si ata që rrahin gjoks me emrat Gucci, Versache, Prada, dhe fatëkeqësisht veprat e këqija janë më të përjetshme se ato të mira, e kështu i ndodhi Teatrit.

Kjo ndërtesë moderne nuk është në harmoni dhe dimension me objektet përreth aty, me dimensionet e kompleksit të Ministrive dhe zonën historike të Kalasë së Tiranës.

Kur rra flaka në Notre Dame në Paris e gjithë bota nxori lotë dhe shpirti dridhej pranë një fatëkeqësie që i ndodhi objektit të lashtë dhe e gjithë bota ishte në zi e prapë vendosen ta kthejnë ashtu siç ishte.

Nga këto mendime për prishje mund të rrezikohet edhe shtëpia ku u ngritë flamuri në Vlorë se edhe ajo është e vjetër. Rrezikohet edhe Kalaja e Krujës. A rrezikohet edhe Kalaja e Shkodrës meqë është e vjetruar dhe figura e Rozafës ndoshta është zbehur aty.

Teatri i ri duket si tas porcelani dhe sikur të ishte treguar më parë askush nuk do ta dëshironte.

Më poshtë janë disa komente të komentuesve të revoltuar ndaj kësaj vepre:

“I nderuar Zoti Kryeministër Rama,

vlerësoj punën e modernizimit, përshtatjes dhe avancimit në standardet evropiane që Ju po kryeni me angazhim në Shqipëri, një vend që unë ndiej imi pse arbëresh, por si historian arti jam i INDINJUAR nga shkatërrimi i Teatrit Kombëtar.

Në Ballkan e në botë ka teatro mijëra vjeçar që janë vetëm gurë e baltë dhe asgjë nuk kanë moderne, por për nga vlera qëndrojnë 1 milion herë më lartë se teatri juaj "modern" apo të cilitdo teatër të ndërtuar në kohën tonë, sepse tregojnë lashtësinë e kulturës së një kombi.

Jemi të çudiçëm ne shqiptarët ....!.

Kush merr pushtetin, kujtojmë se gjithçka filllon në kohën kur sundojmë ne.

Çfarë do tu tregojmë brezave të ardhshëm, që historia ka filluar më 2020 kur "sundonte" Edi Rama ???

Mund të kuptohet nevoja për një teatër të ri, se kjo nuk ishte më e përshtatshme, por të paktën fasada - si kritikisht, duke ndryshuar thellësisht brendësinë, shpesh bëhet në Londër - kish të ruhej me siguri, pasi ishte një dëshmi e rëndësishme historike e së kaluarës.

Me respekt, mirëpresni këtë kritikë nga Italia. Punë të mbarë.

Ëoë sa bukur do te duket TEG - u ë ... a do te hapet ketu Ëaikiki sepse po me duhen nje pale tuta sportive.

Nje kuti shkrepse jashte kontexti sikur ka ardhur nga zeta reticuli ne mes te atyre godinave tradicionale! Nuk jane budallenj keto ne bote qe I mbrojne fasadat e jashtme e modernizojne brendesin. Bjarken merre te ndertoj ndonje zone te re te tirones jo ato shekullore. Gjithesesi skam pare gje me te shemtuar thuj birkes. Neser sa te bjere nata me shemb dhe xhamine e sahatin se kane nevoje per modernizim kultura e tradita ska cna duhet...

Vetem ke ne ndodhe qe Teatrin e vjeter mi rrenu.

Horra ...

Prej vitit 1973 kam qene spektator i rregullt i cfaqeve ne Teatrin Popullor.

Sot me vrave shpirtin ti qe shkaterrove idhujt e artit

Ky eshte nje tjeter monstruozitet juaji,,,nuk eshte se dalloheshit ndonjehere per gusto te madhe artistike,por megjithese krimit te bere naten ndaj nje godine ndertuar nga arkitekte italiane nga me te miret e kohes qe dine cdo te thote teater ,,ju po ndertoni nje dyqan mobilerie ,ose nje kazino Rama &Co qe vetem shemtiresi eshte ne ate vend rrethuar me histori e ndertesa neoklasike,,,do mbahesh mend vetem per shemtiresi e barbarizem

Po nuk prishesh historia dhe ai teater nuk duhej shembur dhe sa per teatrin e ri ka pak prona publike tirana fare mir mund ta beje te shtepia e gjetheve apo atje te djeg se jan kujtimet e sojit tend ..posht Diktatura

O danoç iku ai mhb . Tani na lej Skenderbeun te pakten . Se mos ja fut naj dite dhe thu "Esht i vjeter duhet te vejm te ri" , edhe na ve lali erin ne maj te kalit .

Si projekt esht shum i bukur por per ate vend stonon .Po ja humbni dalngadal cfar esht e vjeter Tirones ,nuk bohet gjithcka moderne .Nuk mendohet vetem per brezin e ri jemi gjall akoma ne brezi i vjeter

Nuk ka projekt në botë që të justifikojë shkatërrimin historik të një vëndi aq më tepër në atë mënyrë...

Veri te rejat po mos i prish te vjetrat o Z. KRYEMINISTER se gjithe bota e ruan ate qe eshte e vjeter! Per disa njerez qe kane punuar sa jeta aty ai teater kishte vlera morale. Mos iua prishni njerzve mundin naten si skutha e ju nxirrni te nesermen nje palo leter frizamonike !

Nuk mund të imponosh "shijet" e tua Z. Kryeministër qoftë edhe atyre pak personave mesa duket nuk kanë asnjë vlerë për ju. Nëse do të konsideroje sadopak njerëzit e vendit të të cilës drejton nuk do veproje kaq pabesisht për një "kryevepër " të radhës. Tashmë, dhe ne të cilët të mbështetëm dhe të besuam ne bindje na lind e drejta të besojmë se je një nga ata politikanët të cilët sollën revolucion të dhunshëm në mëndjet, shpirtrat dhe bindjet e njerëzve dhe jo evolucionin që shpresuam. Çdo e keqe e ka një të mirë thotë populli. Le të shpresojmë se kjo e keqe që po na jep sot të vleje që t'ju fundos të gjithëve pavarësisht ngjyrave që përfaqësoni. Ky popull ka nevojë për kauzën e vet se po i lini pa identitet dhe pa pik dinjiteti.

I nderuar Kryeminster,shume pak objekte na kane mbetur taman te kultures tone kombetare,nuk behet nami edhe pse largohet nje objekt i kohes se pushtimeve italiane,vazhdo me projekte te reja dhe te bukura,suksese!

Mirmengjes taleban. I terrorizove njerezit per 2 muaj rresht per armikun e padukshem dhe dje ia vure shkelmin gjithe sakrifices e mundit mendor e ekonomik te 3 milione shqiptareve duke i provokuar per proteste. Ty dhe shtetin tend duhet t'ju çojme ne Gjykaten e Hages per vrasje me paramendim.”

llir Muharremi, kritik arti

(Kosova Sot Online)