Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve në RMV me drejtorin Tolaj ka zgjidhur problemin e adresës së përhershme 

  • A.P /
  • 25 May 2021 - 14:50
Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve në RMV me drejtorin Tolaj ka zgjidhur problemin e adresës së përhershme 

Për shkak të rëndësisë institucionale, ansambli shqiptar me hapësirat e veta  tashmë gjendet në qendrën e kryeqytetit përkrahë institucioneve më të rëndësishme muzikore në RMV, respektivisht pranë Filharmonisë dhe Teatrit të Operës dhe Baletit., transmeton "Kosova Sot Online".

Mijëra fjalë lënë më pak gjurmë se një punë“- Ansambli prej sot zyrtarisht me objektin dhe zyrat e veta të drejtorisë dhe Administratës.

Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV, përveç punës artistike dhe sukseseve të pandalshme në një vit të vështirë, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të zgjidhur problemin e hapësirave dhe adresës së përhershme. 

Image

Falë angazhimit të parezervë të zëvendëskryeministrit z.Artan Grubi, mbështetjes së vazhdueshme të sekretarit shtetëror z.Valmir Aziri dhe angazhimit të parezervë për konsolidim institucional të drejtorit z.Shkodran Tolaj prej sot Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV ka hapësirat e veta të funksionimit të administratës dhe drejtorisë!

Drejtori i Ansamblit sot ka pranuar edhe zyrtarisht letrën poseduese nga Agjensioni i Katastrës për hapësirat dhe adresën zyrtare të Ansamblit! Për shkak të rëndësisë institucionale, ansambli shqiptar me hapësirat e veta  tashmë gjendet në qendrën e kryeqytetit përkrahë institucioneve më të rëndësishme muzikore në RMV, respektivisht pranë Filharmonisë dhe Teatrit të Operës dhe Baletit. 


“Mijëra fjalë lënë më pak gjurmë se një punë” 
Vazhdojmë me obligimet dhe punët që na presin!


(Kosova Sot Online)