Përgjaket “Kënga magjike 2015”

  • 07 December 2015 - 10:16
Përgjaket “Kënga magjike 2015”

Ardit Gjebrea ua lë këngëtarëve “pataten e nxehtë” në dorë

Aurela Gaçe triumfoi për të dytin vit radhazi

Rasti që ndodhi pas festivalit, ku këngëtari Stine ka sulmuar me shishe në kokë këngëtarin Flori Mumajesi, erdhi pikërisht nga shkaku i votimit, që ka bërë  të plasë sherri dhe t’i qesë hije të keqe festivalit

Artistët vlerësojnë lart organizimin e festivalit “Kënga magjike 2015”, sidomos interpretimin ‘live’, i cili ka bërë që shumë këngëtarë të mos marrin pjesë, për shkak të frikës së interpretimit të drejtpërdrejtë. Festivali kishte edhe risitë e veta. Artistët mendojnë se ideja e Ardit Gjebresë, që këngëtarët ta votojnë njëri-tjetrin, është i atillë që askush mos ta akuzojë atë për favorizim të ndonjë këngëtari, kështu që ai ua lë “pataten e nxehtë” në dorë vetë këngëtarëve. Vlerësimi nga ana e këngëtarëve është një metodë jo e duhur dhe që e zbeh madhështinë e festivalit, për shkak se këngëtarët nuk mund ta vlerësojnë kolegun, ngase  në të shumtën e rasteve ata votat ia japin mikut apo mikes. Rasti që ndodhi pas festivalit, ku këngëtari Stine ka sulmuar me shishe në kokë këngëtarin Flori Mumajesi, erdhi pikërisht nga shkaku i votimit, që ka bërë të plasë sherri dhe t’i qesë hije të keqe festivalit. Mbi të gjitha, sipas këngëtarëve dhe kompozitorëve tanë, edicioni i sivjetmë i festivalit të muzikës “Kënga magjike” më shumë është një spektakël sesa një festival i mirëfilltë i muzikës, kurse si arsye përmendin numrin e madh të çmimeve, prezantimi dhe pjesëmarrja e këngëtarëve që lë për të dëshiruar etj. Edicioni i sivjetmë i “Këngës magjike” do të mbahet mend për shumë vjet, jo për shkak se Aurela Gaçe triumfoi për të dytin vit radhazi, por për përgjakjen e Florit, thashethemet, si dhe mënyrën se si votuan këngëtarët...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)