
Ismail Kadare feston sot ditëlindjen e 86-të

Shkrimtari i madh Ismail Kadare feston sot ditëlindjen e tij të 86-të. I nominuar për çmimin Nobel, i nderuar vitet e fundit në Francë me titullin “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” dhe fitues i shumë çmimeve të tjera prestigjioze, Kadare mbetet përfaqësues i denjë i letërsisë shqipe nëpër botë.
Me rastin e ditëlindjes së tij, Shtëpia Studio Kadare ka organizuar eventin e quajtur "86 vite Kadare" ku pasditen e sotme vizitorët do të mund të kremtojnë datën e veçantë mes poezive, muzikës, verës dhe të ftuarëve speciale. Ndërkohë, në vijim do të gjeni një listë me poezitë e tij më të famshme që për asnjë arsye në botë nuk duhen lënë pa lexuar.
(Kosova Sot Online)