
Ansambli shqiptar fiton edicionin e 27- të 'Duna Carneval' në Budapest

Emocione të papërshkrushme kanë përcjellur natën e mbrëmshme! Përkundër konkurencës jashtëzakonisht të fortë dhe paraqitjes tejet dinjitoze të Bullgarisë, Meksikës e grupeve tjera, ansambli shqiptar ka triumfuar duke rrëmbyer dy çmime “Çmimin special” solistët më të mirë djemt dhe Çmimin e parë.
Ky është kurorëzim i punës së mrekullueshme të artistëve tanë, bashkëpunëtorëve, koreografëve, kordinatorit të marëdhënieve ndërkombëtare dhe gjithë stafit të ansamblit në krye me drejtuesin e ansamblit!
Një gurë jashtëzakonisht i rëndësishëm në historinë e njohjes ndërkombëtare të ansamblit tonë dhe kulturës sonë kombëtare!
Urime të gjithëve në arritjen e këtij suksesi të madh!
(Kosova Sot Online)