Ansambli kombëtar shqiptar në RMV sjell spektaklin 'SHËN TEREZA- shqiptarja e gjithë botës'

  • A.P /
  • 20 June 2022 - 16:37
Ansambli kombëtar shqiptar në RMV sjell spektaklin 'SHËN TEREZA- shqiptarja e gjithë botës'

Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV  me datë 25 Qershor, ora: 20:30 sjell spektaklin “SHËN TEREZA- shqiptarja e gjithë botës”.

Spektakli mbahet në Shkup në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Maratona e paraqitjeve të Ansamblit shtetëror shqiptar vazhdon me prezantim tjetër të rëndësishëm! Spektakli “SHËN TEREZA- shqiptarja e gjithë botës”, ideuar nga producenti Sokol Guga, me një skenografi gjigande nga Bashkim Zahaj, nën kujdesin e veçantë të zv. Kryeministrit të parë z. Artan Grubi do të sjellë figura të shquara të kulturës, politikës, shkencës, diplomacisë aktuale nga rajoni e Diaspora!

Ky spektakël me drejtues artistik drejtorin e ansamblit Shkodran Tolaj do të sjellë në Teatrin e Operës dhe Baletit artistë me renome

. Ansambli shqiptar do të ketë nderin të paraqitet me program të përzgjedhur artistik në këtë spektakël të përmasave të mëdha televizive!

(Kosova Sot Online)