Ali Ahmeti: Çdo sukses i Ansamblit shqiptar në RMV të udhëhequr nga drejtori Tolaj, është krenari për ne

  • A.P /
  • 12 August 2022 - 15:45
Ali Ahmeti: Çdo sukses i Ansamblit shqiptar në RMV të udhëhequr nga drejtori Tolaj, është krenari për ne

Pas sukseseve të Ansamblit shqiptar në RMV të arritura në festivalet ndërkombëtare përfshirë këtu edhe vendin e parë të fituar në Büyükçekmece të Turqisë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka pritur sot në takim trupen e Ansamblit të udhëhequr nga Shkodran Tolaj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Përgëzova sot djemtë dhe vajzat e Ansamblit, trupën artistike të udhëhequr nga drejtori Shkodran Tolaj, duke ju uruar vazhdimësi të punës profesionale. Çdo sukses i tyre është krenaria jonë", ka theksuar ndër të tjera Ahmeti.

Postimi i plotë:

Në valle e këngë kemi  ruajtur brez pas brezi të paprekshme, autentike, vlerat e kulturës sonë kombëtare. 
Krenar që këtë mision me përkushtim dhe në rrugë të mbarë po vazhdon ta realizojë sot Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare, fryt i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit. 
Për të gjitha sukseset e arritura në festivalet ndërkombëtare përfshirë këtu edhe vendin e parë të fituar në Büyükçekmece të Turqisë, përgëzova sot djemtë dhe vajzat e Ansamblit, trupën artistike të udhëhequr nga drejtori Shkodran Tolaj, duke ju uruar vazhdimësi të punës profesionale. 
Çdo sukses i tyre është krenaria jonë!

(Kosova Sot Online)