Edicioni i 32- të i festivalit 'Këngë jeho' në Strugë u mbyll me 'Fjalët e qiririt' dhe 'Rini thuaja këngës'

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 14:08
Edicioni i 32- të i festivalit 'Këngë jeho' në Strugë u mbyll me 'Fjalët e qiririt' dhe 'Rini thuaja këngës'

Mbrëmë në mbyllje të edicionit të 32- të morën pjesë shoqëri e grupe shumë të përgatitura, të rinjë e të reja me energji e talent të jashtëzakonshëm në valle e këngë ndër ta edhe Ansamblet Bajram Shabani nga Kumanova e një natë para Emin Duraku nga Shkupi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mu bë zemra mal teksa shikova sërish në skenë ikonën e këngës heroike shqiptare, dibranin e gjithë shqiptarëve Haxhi Maqellara!

 

Ndjeva poashtu krenari që rikonformoi shkëlqimin e tij aktori Xhevat Limani me porosi rrënqethëse ndonëse në një takim e pyeta: cila është pasuria më e madhe tek shqiptarët! Mu përgjigj: rinia dhe kjo me shtyu që të përzgjedh dy këngë që i dedikohen rinisë „Fjalët e qiririt“ që përcjellë aq shumë porosi për rrugën e dijes e të sakrificës dhe „Rini thuaja këngës“ me tekst nga Mentor Thaqi e cila lë amanetet për trasimin e gjuhës së Nënë Terezës, Lekës e Kastriotit!

Ishte mbrëmje magjike me publik të zgjedhur që „Këngë jeho“ e ruan ndër vite andaj drejtorit z. Zejni Jusufi i urova përzemërsisht shumë suksese në edicionet e radhës dhe e përgëzova për gjithë energjinë që i fal ketij festivali vite të tëra pandërprerë!


(Kosova Sot Online)