
Koncerti i ditës së verës festë e vërtetë në zemër të jugut

Koncerti i ditës së verës në Bashkia Memaliaj- festë e vërtetë në zemër të jugut.
Rruga që lidh Tepelenën e Ali Pashës e Gjirokastrën e gurtë, ky qytet i ndërtuar mbi minierë, me njerëz të mrekullueshëm ku muzika polifonike jehon fuqishëm por duartrokitet e mirëpritet me zemër edhe muzika e veriut, edhe këngët shqipe që kanë bërë histori është pikërisht vendi i bekuar Memamliaj- që ka malin, kodrat, fushat dhe lumin e jashtëzakonshëm të Vjosës!
Këtu festat bëhen ndryshe- plot dashuri e zemër për njëri tjetrin dhe për artistët! Këtu secili artist që vjen një herë do të vijë dhe shumë herë të tjera për tu ritakuar me spektatorë fantastik!
E tërë kjo frymë ushqehet nga i pari i Bashkisë Albert Malaj, një udhëheqës i cili bën aç punë dhe e ka zhvilluar aç shumë këtë vend viteve të fundit duke bërë që zëri i memaliotëve të dëgjohet në të gjitha trevat përmes festivalit “Jehona e vjosës” dhe festave të shumta si koncerti që u organizua mbrëmë për Ditën e verës që u mbajt në sheshin “Minatori”
Kënaqësi që ndamë orë së bashku me njerëz të mrekullueshëm gjatë performancës në skenë së bashku me Shkodran Tolaj duke ndjerë mikëpritje e dashuri të sinqertë!
Faleminderit nga zemra!
(Kosova Sot Online)