'Lufta e Dytë Botërore 1939-1945, dhe qëndresa e nacionalistëve shqiptar për bashkim kombëtar'

  • A.P /
  • 17 May 2025 - 22:27
'Lufta e Dytë Botërore 1939-1945, dhe qëndresa e nacionalistëve shqiptar për bashkim kombëtar'

Shoqata e „Intelektualeve Shqiptar Trojet e Arbrit“

Shoqata "Kosova për Sanxhakun"

 

 

     Njoftim

 

Me rastin e 80 vjetorit te riokupimit të Kosovës dhe viseve të tjera etnike shqiptare, 80 vjetorit të masakrës se Tivarit dhe dhjetra masakrave të tjera nëpër të gjitha trojet etnike shqiptare shoqata "Trojet e Arbrit" në bashkëpunim me shoqatën "Kosova për Sanxhakun" organizojnë në Rozhajë, më 21.09.2025 sesionin e XX-të, të rregullt shkencor me temën bosht:

"Lufta e Dytë Botërore 1939-1945, dhe qëndresa e nacionalistëve shqiptar për bashkim kombëtar"

Ftojmë të gjithë studiuesit që kanë dokumente, materiale e kronika rreth kësaj teme të paraqitën me një koncept te shkurtër ku mund të paraqesin temat e tyre. Në sesion shkencor do ta kenë mundësinë që të ligjerojnë vetëm ata studiues dhe studiuese temat e të cilëve janë të pranuara dhe të paraqitura në program.Temat mund ti dërgoni në këto email adresa:

[email protected];[email protected];[email protected];[email protected]

 

Ju mirëpresin:

Shoqata e Intelektualeve Shqiptar "Trojet e Arbrit"

Mr.sc.Nue Oroshi -kryetar

Dr.sc.Besim Morina -nënkryetar

Shoqata "Kosova për Sanxhakun"

Mr.sc.Ismet Azizi (Kokaj) -kryetar

Ali Daci -nënkryetar


(Kosova Sot Online)