
Vlerat kombëtare nderojnë sakrificën sublime të dëshmorëve!

Shkruan: Florim Zeqa,
Nën organizimin e shoqatës “Salih Çekaj” në Zvicër, të enjtën e kaluar, më 7 Gusht 2025 u orgnizuan takimet e përvjetshme të mërgimtarëve në nderim të veprave heroike të dëshmorëve të kombit që ranë në altarin e lirisë për çlirimin e Kosovës.
Vazhdon tradita e nderimit të dëshmorëve në Deçan
Pikëtakimi i anëtarëve të kryesisë së shoqatës SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, i veprimtarëve dhe mbështetësve të shoqatës ishte në lokalin e karburantit DPF (ish Petrol Company) afër qendrës tregtare “Viva Fresh” në Deçan.
Takimin e parë e hapi Kryetari i SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, z. Saim Tahiraj, i cili i përshendeti të gjithë pjesëamarrësit e ardhur nga të të gjitha anët e Kosovës. Më pas kryetari i shoqatës me nga një mirënjohje i nderoj veprimtarët: Shaban Morina, Xhemjl Molliqi dhe Bajram Mehmeti, kurse me nga një libër monografik për të madhin Salih Çekaj e nderoj mjekun e luftës çlirmtare, Dr. Sylë Bruqi dhe publicistin Florim Zeqa.
Vlenë për të theksuar se në takimin e këtij mëngjesi, të pranishmëve përveq kafesë dhe pijeve freskuese ju servuan dhe byrekë të llojeve të ndryshme. Për këtë mikpritje të ngrohtë dhe shërbim të shkëlqyer, meritat i takojnë z. Halil Shabanaj.
Nga këtu pjesëmarrësit u nisen për të sheshi kryesorë në qendër të Deçanit, aty ku ndodhet shtatorja e kryeheroit Sali Çekaj, me ç’rast u vendos një buqetë me lule pranë shtatores së tij.
Shoqata SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, sipas programit të planifikuar, zhvilloi vizita përkujtimore dhe nderimi në disa vende të rëndësishme për historinë dhe sakrificën kombëtare: tek Busti i Heroit Adem Ukëhaxhaj në Deçan, tek Varri i Heroit Rrustem Bruqi në Isniq, tek Varret e Heronjve Tahir Zemaj, Hasan Zemaj dhe Enis Zemaj në Strellc.
Rrugëtimi i përbashkët vazhdoi në Junik, në Zyrën e Kryetarit I Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, i cili na priti ngrohtësisht.
Gjatë një bisede të ngrohtë dhe vëllazërore, Kryetari Shehu ndau mirënjohje në shenjë vlerësimi për kontributin e shoqatave dhe veprimtarëve të dalluar në mërgatë: Shoqatën Humanitare “Nëna Terezë” në Zvicër, SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, Shoqatën Shqiptaro-Gjermane “Sali Çekaj” në Gjermani, Komunën Ruswil (LU) në Zvicër, veprimtarët: Gaspër Merturi, Muhamet Krasniqi dhe Asmon Krasniqi.
Pas ndarjes së mirënjohjeve, Kryetari i SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, z. Saim Tahiraj e falenderoj kryetarin e Junikut, z. Ruzhdi Shehu për pritjen e ngrohtë vëllazërore dhe ndarjen e mirënjohjeve.
E gjithë dita përkujtimore u përmbyll me një drekë të përbashkët, gjatë së cilës u zhvilluan biseda të frytshme me interes të përbashkët në funksion të bashkëpunimit dhe projekteve në të ardhmen e afërt.
Pjesëmarrës në homazhet e dëshmorëve ishin. Sim Tahiraj, Muhamet Krasniqi, Dinë Gashi, Shefqet Salihaj, Halil Shabanaj, Hamzë Morina, Sylë Bruqi, Florim Zeqa, Minir Lokaj, Qamil Qekaj, Zymer Lulaj, Ismet Çekaj, Gani Osmanaj, Vesel Osaj me shokë, Sali Cacaj, Sami Tahiraj, Bajram Tolaj, Skender Tolaj, Ruzhdi Shehu me shoqërues.
Në fund ia vlenë për të theksuar, se transparenca dhe sinqeriteti janë çelësi i suksesit të kësaj shoqate namëmadhe, e cila me punën kolosale humanitare nën udhëheqjen e kryetarit emblematik, Saim Tahiraj, është kthyer në shoqatën simbol të mërgatës sonë, e cila me të drejtë po vlerësohet në tërë hapësirën gjeografike shqiptare si nderi dhe krenaria e kombit shqiptarë.
(Kosova Sot Online)