
Besiana Mehmedi &Shkodran Tolaj me koncert historik në Letnicë për shenjtërimi e Nënës Terezë

Nga Sami Piraj
Mbrëmë është shënuar 9 vjetori i Shenjtërimit të Nënës Terezë dhe me këtë rast u dha koncerti i parë klasik në Letnicë duke ngjallur shenjtoren e Zojës së Bekume me prezencë masive të publikut që me ëndje dëgjoi veprat klasike si “Ave verum corpus” nga Mozart intepretuar nga kori “Të mirët e kombit”, “Ave maria” nga Sharl Guno dhe “Panis angelicus” nga Cesar Frank interpretuar nga Gerald Murrja- tenor e Erinda Agolli- soprano!
Veprat shqiptare si “Lamtumirë” e Lorenc Antonit, me tekst nga Nënë Tereza e interpretuar nga kori, apo veprat premierë “Botës i përkasim” nga Gjon Simoni sipas fjalëve të Nënë Terezës si dhe Aria e Rozafës nga Imzot Mikel Koliqi, interpretuar nga Besiana Mehmedi ishin vepra me mesazhe të fuqishme që e sollën pranë publikut Shën Nënë Terezë! Poashtu, me shumë emocione u interpretua vepra e Gjon Gjevelekaj “Nënës së mirë” nga Besiana Mehmedi dhe “Nënave shqiptare” interpretuar nga Bledar- Domi- bas!
Me ovacione të jashtëzakonshme e duartrokitje u pritën këngët “Moj e bukura Arbëri”, “Valsi i lumturisë” dhe “Ti më je si një gonxhe” interpretuar nga të gjithë solistët e kori! Maestro Zhani Ciko i dha peshë këtij koncerti si dirigjent ndërkaq barrën e shoqërimit në piano e kishte prof.Rudina Ciko! Për gjithë ideimin, konceptin dhe suksesin e këtij koncerti meritat kryesore i takojnë drejtorit artistik Shkodran Tolajt!
Të pranishmit i përshëndeti Don Fatmir Koliqit, Don Lush Gjergjit dhe kryetarit të Vitisë, Sokol Halitit!
Në fund u ndanë mirënjohje për Don Lush Gjergjin si biograf dhe Avini Spahiun si përkthyes i veprave të Shën Nënës Terezë dhe gazetari i parë shqiptar që intervistoi atë!

(Kosova Sot Online)