
ISEAL fillon me botimin e një reviste studimore në Zvicër: La Revue ISEAL

ISEAL do të fillon së botuari këtë Revistë Studimore në gjuhët gjermane dhe frenge, me përmbledhje në gjuhët angleze dhe shqipe, ka njoftuar Driton Kajtazi, mësimdhënës në Kolegjin Léon-Michaud në Yverdon-les-Bains, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Jemi të lumtur që kjo revistë po fillon.
Revista është e para e këtij lloji jo vetëm për shqiptarët por për të gjitha komunitetet në Zvicër.
Alain Maillard, drejtues i revistës dhe ekipi i tij me personalitete të jetës akademike e publike në Zvicër e jetësuan këtë projekt madhor.
ISEAL, sikur gjer më tani me botimet e veta (shikoni Flyer në vegëz), Revistën semestriale La Revue ISEAL do të ketë mundësi t’a dërgojë në mbi 370 institucione në Zvicër dhe në organizata Ndërkombëtare.
Revista botohet në formatin letër dhe PDF.
Me këtë Revistë po bëhët kthesë : Shqiptarët nuk janë më vetëm objekt studimi por janë edhe studiues.
Mendojmë se ja vlen që media juaj e Nderuar t’a përcjellë këtë ngjarje.
Nuk e di nëse e njihni institutin ISEAL (Instituti Zvicëran i Studimeve Shqiptare).
ISEAL është themeluar nga 12 personalitete zvicërane në mesin e tyre ish-Kryetari i Parlamentit zvicëran Z. Victor Ruffy.
Konfederata Zvicerane, në muajin mars 2008, duke e njohur ISEAL-in “Institucion me vlerë publike”, i mundëson që të zhvillojë aktivitete afatgjata në sektorët ekonomikë, kulturorë, letrarë dhe shkencorë.
ISEAL-i është, për sa u përket strukturave, sektorëve dhe projekteve, i pari Institucion i tillë në Zvicër, nga të gjitha komunitetet.
Për më shumë të dhëna, këtu bashkangjitur po ju dërgoj një paraqitje të shkurtër (shikoni në vegëz)
ISEAL më 27 shtator 2025 (e shtunë) organizon një darkë në përkrahje të ISEAL-it (shikoni Flyer në vegëz). Eshtë viti i 15 me radhë që një darkë e tillë organizohet. Në këtë mbrëmje tashmë kemi mbi 200 persona që kanë rezervuar vendet.
Eshtë ndoshta momenti më i mirë për të përcjellë nga mediat këtë ngjarje në këtë mbrëmje që këtë vit e ka një program të veçantë artistik me grupe muzikore, ekspozita etj.
Duke mbetur në dispozicionin tuaj për të dhëna shtesë, ju dërgoj përshëndetjet më të mira.
Week-end e javë të mbarë e përshëndetjet më të mira.
Driton Kajtazi
Mësimdhënës në Kolegjin Léon-Michaud në Yverdon-les-Bains
I deleguar në UMA-DGEO (Département de l’Enseignement et de la Formation Professionnelle)
Drejtor i ISEAL-it
(Kosova Sot Online)