Përshendetje

  • 15 September 2025 - 09:18
Përshendetje

Përshendetje i nderuar, uroj të jeni mirë dhe të gjeni kohë të përgjigjeni lidhur me këtë temë...

A është pezullimi i Dialogut Strategjik një dënim diplomatik për Qeverinë Kurti dhe sinjal se SHBA-të po humbin durimin me lidershipin aktual të Kosovës?

Nëse vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po thellojnë lidhjet me SHBA-në, a rrezikon Kosova të izolohet për shkak të veprimeve politike të brendshme?

A ka humbur Albin Kurti mbështetjen tradicionale amerikane ndaj Kosovës, apo kjo është vetëm një taktikë presioni e përkohshme nga Uashingtoni?

 

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.

Për këtë vendim ka njoftuar ambasada amerikane në Kosovë, e cila tha se veprimet e Qeverisë Kurti “kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”, ka thënë ambasada amerikane”.

SHBA tha se mbetet e përkushtuar të çojë përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës.

“Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”, tha ambasada amerikane.

Ajo shtoi se dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij kosovar.

“Shpresojmë të vazhdojmë me përpjekje të tilla në të ardhmen, kur të jetë e përshtatshme. E dimë që ky është një qëllim i prioritizuar nga populli i Kosovës”.

Presidentja Vjosa Osmani në janar të këtij viti, pas një takimi që kishte pasë me tashmë ish-zëvendëssekretarin e Shtetit për Menaxhim dhe Burime i SHBA-së, Richard R. Verma, kishte njoftuar se Kosova dhe SHBA do ta finalizojnë “së shpejti” një marrëveshje për dialog strategjik.

Çka është Dialogu Strategjik?

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur Dialog Strategjik me shumë vende të botës dhe përmes tij synojnë forcimin e marrëdhënieve, bashkëpunimin dhe strategjitë e përbashkëta në çështje si siguria, ekonomia dhe politika e jashtme. Me disa vende, SHBA synon që përmes tij të rrisë sigurinë dypalëshe, të nxisë inovacionin prosperitetin ekonomik dhe që të mbështesë vlerat e përbashkëta demokratike dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar.

SHBA ka Dialog Strategjik me vende si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Sllovenia, Italia, Greqia, Egjipti, Katari e të tjera. Ndërkaq, nga Ballkani Perëndimor, SHBA ka Dialog Strategjik me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Serbia gjithashtu tenton të vendosë Dialogun Strategjik me SHBA-në.

Nga vendet e rajonit ishte Maqedonia e Veriut e para që vendosi Dialog Strategjik me SHBA-në më 2 qershor 2022. Në këtë datë, qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut mbajtën një Dialog Strategjik në Uashington DC, i fokusuar në thellimin e partneritetit dypalësh.