Adelina Ismaili zbulon detaje për koncertin e saj jubilar

  • A.P /
  • 01 October 2025 - 11:55
Adelina Ismaili zbulon detaje për koncertin e saj jubilar

Artistja e njohur Adelina Ismaili ka zbuluar detajet e para për koncertin e saj jubilar, i cili do të mbahet më 26 nëntor në Prishtinë, duke shënuar 40 vite karrierë në muzikë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas informacioneve, të gjitha këngët e përzgjedhura për recitalin do të riperpunohen në versione të reja, duke i dhënë repertorit të artistes një dimension modern dhe të freskët.

Një prej momenteve më të veçanta të mbrëmjes do të jetë rikthimi i këngëve të fëmijërisë, të cilat do të interpretohen në skenë së bashku me shumë fëmijë, duke sjellë një atmosferë festive dhe nostalgjike.

Koncerti pritet të pasurohet edhe me të ftuar special, të cilët do t’i japin ngjarjes një karakter unik dhe surprizues, duke e shndërruar atë në një mbrëmje të paharrueshme për publikun.

Me këto elemente, Adelina Ismaili dëshmon se 40-vjetori i saj artistik nuk do të jetë thjesht një retrospektivë, por një festë e madhe muzikore, ku e kaluara dhe e tashmja do të bashkohen në një skenë të vetme.

Image

(Kosova Sot Online)