
Përshendetje i nderuar
Përshendetje i nderuar, uroj të jeni mirë dhe të gjeni kohë të përgjigjeni lidhur me këtë temë...
Pasaporta e Republikës së Kosovës ka arritur renditjen më të lartë ndonjëherë në Indeksin vjetor të Pasaportave Henley
Si ndikon ky përparim në renditje në imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe a është kjo një fitore politike për qeverinë aktuale?
A është ky sukses rezultat i punës diplomatike apo më shumë i liberalizimit të vizave nga BE?
A do të ketë ndikim real për qytetarët ky ngritje në indeks apo është vetëm një arritje simbolike në statistika?
Kurti: Pasaporta e Kosovës më e fuqishme se kurrë më parë
Pasaporta e Republikës së Kosovës ka arritur renditjen më të lartë ndonjëherë në Indeksin vjetor të Pasaportave Henley, duke u ngjitur në vendin e 65-të në ranglistën botërore.
Sipas raportit të publikuar, Kosova ka shënuar një përparim të dukshëm krahasuar me vitet e kaluara – nga vendi i 108-të në vitin 2021, në të 68-in në vitin 2024, dhe tashmë në pozitën e 65-të për vitin 2025.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka cilësuar këtë rezultat si “më të mirin ndonjëherë” për pasaportën kosovare, duke theksuar se ky progres është dëshmi e forcimit të shtetësisë dhe e angazhimit të institucioneve për lëvizje të lirë të qytetarëve.
“Nga liberalizimi i vizave me zonën Shengen, e deri te puna intensive diplomatike me shumë shtete anekënd botës, ky rezultat tregon përkushtimin tonë për të fuqizuar Republikën e Kosovës,” ka shkruar Kurti.
Ai shtoi se pasaporta kosovare po bëhet gjithnjë e më e njohur ndërkombëtarisht, duke u mundësuar qytetarëve të udhëtojnë në më shumë vende pa viza dhe ta përfaqësojnë Kosovën me dinjitet.