'Je ka m'djeg' thotë Londrim Mekaj

  • A.P /
  • 06 January 2026 - 08:39
'Je ka m'djeg' thotë Londrim Mekaj

Artisti i talentuar Londrim Mekaj ka publikuar këngën e tij më të re 'Je ka m'djeg", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo këngë vjen me një ritëm të fortë dhe një tekst plot ndjenja, duke i tërhequr dëgjuesit që të përjetojnë emocionet e tij.

Një nga pjesët më të veçanta të këngës është kur Londrimi thotë: "Si me konë n'ekstazi nihna kur t'kom afër ty, mos je tu m'ba ti magji se keq jom fiksu me ty. Je ka m'djeg po m'tranon me qellim po m'injoron."

Kënga ka tërhequr vëmendjen e fansave të tij dhe po merr mbështetje të madhe në platformat muzikore.

Me këtë projekt, Londrim Mekaj ka shprehur më shumë se kurrë pasionin dhe stilin e tij unik derisa aktualisht është pretendet kryesor për të fituar 'Big Brother Vip Kosova 4".


(Kosova Sot Online)