'Besiana&të mirët e kombit' në qytetin e Besëlidhjes

  • A.P /
  • 19 January 2026 - 14:11
'Besiana&të mirët e kombit' në qytetin e Besëlidhjes

Në 558 vjetorin e ikjes në amshueshmëri të Gjergj Kastrioti Skenderbeut, pata kënaqësi të veçantë që në qytetin e Besëlidhjes të moderoj dhe të sjellim para publikut pjesët më të bukura për Skenderbeun!

Ky ishte suksesi i radhës i formacionit “Besiana&të mirët e kombit” ku bashkohet dashuria për artin e atdheun, udhëhequr me përkushtim të jashtëzakonshëm nga drejtori artistik Shkodran Tolaj

Falenderoj nga zemra Mjeshtrin e madh Zhani Ciko, mjeshtrin e fjalës dhe aktorin e madh Xhevat Limani, mjeshtrin e dirigjimit koral Arifikmet Xhemaili që me përkushtimin e tyre mbeten busull e vazhdueshme për ne e gjeneratat e reja! Falenderoj kolegen time, sopranon Era Hoxha dhe profesoreshën Rudina Ciko që barti tërë barrën e përcjelljes pianistike! Falenderoj të rinjtë e të rejat që i dhanë sharm këtij evenimenti, korin “Akapella”

Në këtë koncert artistët e publiku u bënë një duke ndjerë thellë në zemër prezencën e kryetrimit tonë me skenën e vdekjes së Skenderbeut sjellur mjeshtërisht nga Xhevat Limani e Era Hoxha si dëshmi se edhe pas 5 shekujsh ai është në mesin tonë, veprat “Porsi fleta e ejllit të zotit”, “Për mëmëdhenë”, “O trima luftëtarë” intepretuar me ndjeshmëri nga kori “Akapella” dirigjuar nga prof.Dr Arifikmet Xhemaili duke kujtuar kështu rezistencën e shumë figurave kombëtare pas vdekjes së Skenderbeut! Në koncert na u bashkua përgiegjësja e Pallatit “Dedë Ndue Lazri” Anjeza Lakstakaj shoqëruar në violinë nga Flamur Toska e piano nga Atilio Toska!

Personalisht pata privilegj e kënaqësi të jashtëzakonshme të interpretoj “Hej ju male” nga filmi “Skenderbeu” të Çesk Zadeja, romancën “Heroit kombëtar” dedikuar kryetrimit Skenderbe dhe pika kulminante padiskutim ishte “Legjendat këndoja me mall” ku bashkë me korin, dirigjentin Xhemaili e aktorin Xhevat Limani arritëm që të kujtojmë në mënyrën më dinjitoze- legjendarin Adem Jashari e tre shkronjave të arta UÇK. Për këto dy vepra përgëzoj kompozotorin Sami Piraj i cili me pendën e tij i ka dhënë kuptim dëshmisë se rruga e lirisë tek shqiptarët është shekullore dhe e ndritshme!

Porositë e sotme të Skenderbeut që janë aq të vlefshme e prezente sot, i solli mjeshtërisht Xhevat Limani, ndërkaq Era Hoxha me butësinë dhe interpretimin plot delikatesë fali emocione me këngën arbëreshe “Moj e bukura More” dhe “Agimet shqiptare” të Avni Mulës si dëshmi se pavarësisht vuajtjes e dhembjes populli shqiptar është rilindur çdoherë mu sikur feniksi! Me Erën pata kënaqësi të veçantë të interpretoj në duet “Moj e bukura Arbëri” ndërkaq pjesa më e bukur e koncertit ishte mbyllja e dhe ngjitja në skenë e mjeshtrit Zhani Ciko i cili dirigjoi “Rrjedh në këngë e ligjërime” me prezencën e të gjithë artistëve në skenë ku njëzëri këndonte publiku që na fali aq shumë emocione!

Pas evenimentit bëmë homazhe nderimi tek vendprehja e kryeheroit tonë duke i dhënë kuptim akoma më të madh kësaj dite që do mbetet në kujtesën tonë e të publikut për një kohë të gjatë!

Falenderoj Bashkinë e Lezhës dhe Drejtorinë për Kulturë e Trashëgimi që na besuan këtë event kaq të rëndësishëm dhe e bënë pjesë të agjendës së tyre në këtë ngjarje historike!

Mirënjohje të thellë për mbështetjen e çmuar të kompanive Asistenca e Përgjithshme Rrugore (APR) Jeton Humolli dhe EXFIS – kompani e derivateve (Genc Gega) që mundësoi rrugëtimin e korit dhe artistëve nga Maqedonia e Veriut në Lezhë, një dëshmi se mbështetja e afaristëve bujarë në shërbim të artit ndihmon në thirrjen e ndërgjegjes sonë kolektive se vetëm duke kujtuar të kaluarën e vlerat kombëtare mund të ndërtojmë një të ardhme të ndritshme!

Faleminderit nga zemra sallonit më të mirë në Prishtinë “Shehollkat” Nevrije dhe Naile Sheholli për të cilat ndjehem me fat që i kam e që në çdo kohë e moment janë në dispozicion për mua dhe shkëlqimin skenik për çdo paraqitje!

Faleminderit Edlira Sula dhe shtëpia e madhe kombëtare” Tradita” Tiranë për veshjen speciale arbëreshe të punuar enkas për këtë eveniment!

Faleminderit publikut nga të gjitha trevat, disa që kishin udhëtuar enkas për këtë eveniment nga Diaspora, si atdhetari i madh Anton Nikolla me zonjën e shumë atdhetarë të tjerë!

Dashni e respekt pafund për secilin nga ju!

(Kosova Sot Online)