Përshendetje i nderuar,

  • 16 February 2026 - 08:20
Përshendetje i nderuar,

Përshendetje i nderuar, uroj të jeni mirë dhe të gjeni kohë të përgjigjeni lidhur me këtë temë...

Sa realiste janë premtimet për pagë mesatare mbi 1,000 euro në sektorin publik, duke pasur parasysh kapacitetin aktual buxhetor dhe ritmin e rritjes ekonomike?

 A po ndërtohet një model zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, apo kemi të bëjmë me politika sociale me efekt elektoral afatshkurtër?

Si mund të ndikojë rritja e pagave në sektorin publik në raport me sektorin privat  a do të krijojë kjo mungesë fuqie punëtore për bizneset private?

 

Albin Kurti zyrtarisht  ka marrë mandatin e ri si Kryeministër i Kosovës. Ai ka bërë disa zotime për mandatin e ardhshëm, sidomos për ngritjen e të ardhurave të familjeve Ai ka deklaruar se gjatë mandatit të ri do të rris pagën mesatare në sektorin publik mbi 1 mijë euro, si dhe dyfishim të shtesave për fëmijë. Gjatë paraqitjes së ekspozesë, Kurti tha se rritja do të vazhdojë në përputhje me rritjen e buxhetit dhe performancën ekonomike. “Kjo rritje do të vazhdojë edhe mandatin që vjen në përputhje me rritjen e buxhetit dhe performancën ekonomike, duke ngritur pagën mesatare në sektorin publik mbi 1 mijë euro në muaj”, ka deklaruar Kurti. Shtesat për fëmijë deklaroi se do të shkojnë në 90 euro, për çka tha se me këtë rritje Kosova do i lë prapa edhe disa vende të Bashkimit Evropian. Premtoi edhe rritje të shtesave për nënat lehona. “Shtesat për fëmijë janë sot 30-45 euro për fëmijë, ndërkaq mandatin e ardhshëm do t’i dyfishojmë ato. Pra nga zero sa i gjetëm në 45, dhe mandatin e radhës nga 45 në 90 euro për familjet me tre e më shumë fëmijë…

Edhe shtesat për nënat e reja lehohnat do t’i rrisim nga 500 euro në muaj për gjashtë muaj”, deklaroi Kurti. Përgjatë mandatit të kaluar, Kurti tha se si Qeveri kanë shtuar punësimin, me fokus rininë dhe gratë. Ai bëri me dije se do të krijohet platforma “Superpuna” edhe për gratë. “Kemi shtuar punësimin nga 350 mijë të punësuar në 430 mijë të punësuar, me fokus te rinia dhe gratë si dhe kemi arritur që të ardhurat e familjes të ngriten, duke rritur pagën minimale, pensionet, shtesat për fëmijë, por edhe pagat në sektorin publik, të cilat gjatë këtij mandati që po e përmbyllim tash kanë shënuar rritje mesatare prej 47%”, tha Kurti. Albin Kurti, duke premtuar rritje të pagës mesatare mbi 1,000 euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë, a keni bërë llogaritjet konkrete buxhetore se sa do t’i kushtojnë këto masa dhe a ekziston rreziku që të çojnë në rritje të taksave apo borxhit publik?