Kali zbulues i ujit shërues

  • 09 June 2015 - 18:40
Kali zbulues i ujit shërues

Ndonëse ishte e pazbuluar për ilaçin që mund të shërojë njerëzimin, tani kjo banjë vizitohet nga rreth 200 qytetarë në ditë, të cilët mendojnë se kërkojnë shërim për sëmundje të ndryshme. Është kjo banja e Shakovicës, e shtrirë buzë magjistrales Prishtinë-Podujevë. Historia e kësaj banje është interesante. Ajo u zbulua si ilaç nga kali i një qytetari, të cilin e braktisi pronari, pasi mendonte ai ishte para ngordhjes. Bujar Azemi, nga fshati Shakovic, njëherësh edhe pronar i kësaj prone, ka shpjeguar për “Kosova Sot” të ketë dëgjuar këtë histori që ka ekzistuar afërsisht njëqind vjet më parë, e cila u bart nga gjenerata në gjeneratë.“Thuhet se shumë vite më parë një qytetar, duke u kthyer me kalë nga Prishtina, kishte vërejtur se kali i tij nuk ishte në rregull dhe me qëllim që mos ta dërgonte të sëmurë në shtëpi dhe nga frika se ai do të ngordhë e pastaj do t’i nxirrte punë, e paska lëshuar nga dora dhe e paska lënë në një lëndinë në lokacionin ku tani është banja, duke ia kthyer shpinën dhe duke mos u interesuar më për fatin e tij”. Por, çfarë ndodh pastaj? Sipas bashkëbiseduesit kali i lodhur pak nga rruga e pak nga mundi, pasi largohet pronari shtrihet në këtë lokacion për të pushur dhe e aty e gjen ilaçin.”Pasi e braktis pronari, kali porsa largohet pronari shtrihet të pushojë në këto ambiente dhe aty edhe gjen ilaçin”, thotë ai.  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)