Flamuri i Kosovës në gjysmështizë në Londër
Flamuri i Kosovës është ulur në gjysmështizë para Ambasadës së Kosovës në Londër, për të shënuar kështu Ditën e Zisë që po mbahet në shtetin kosovar, në nderim të viktimave shqiptare në sulmin e ndodhur në Mynih.
Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci tha se flamuri u ul në gjysmështizë në nderim të viktimave kosovare në Mynih. “Flamuri i Kosovës në gjysmështizë para Ambasadës në Londër, në shënim të Ditës së Zisë në Kosovë për viktimat e sulmit në Mynih. U prehshin në paqe!”, ka shkruar Greiçevci në “Facebook”.
(Kosova Sot)