Hoti: Gjendja e mjerueshme në bujqësi është si pasoj e ministrit Memli Krasniqi
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enve Hoti (Nisma për Kosovën), thotë se është për keqardhje se tokat tona po mbesin djerrinë dhe ato nuk po përdoren për mbjelljen dhe kultivimin e produkteve profitabile, andaj edhe kjo ka bërë që ne të importojmë madje edhe produktet më të thjeshta.
"E tërë kjo gjendje e mjerueshme me bujqësinë e vendit tonë është pasojë se Ministrinë e Bujqësisë po e udhëheq një njeri siç është ministri aktual Memli Krasniqi, që për fat të keq nuk ka lidhje me këtë punë", tha ai në një prononcim për Gazetën Kosova Sot
(Kosova Sot)