24-vjeçari nga Vlora: E dashura ime ishte e fejuar, e zbulova të vërtetën në Facebook
Të mbash një lidhje të dyfishtë është mjaft e vështirë, pasi siç thotë populli gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Një 24-vjeçar nga Vlora ka vendosur të rrëfejë historinë e tij se si u fut në kurth nga një vajzë, e cila ishte e fejuar.
Ai tregon se, në vitin 2009 vendosi të ndiqte një kurs profesional për elektricist në Tiranë, ku dhe u njoh me një vajzë 5 vite më të madhe në Facebook.
Pas disa bisedave ata takohen dhe me kalimin e kohës vendosin të jetojnë bashkë. Pas një bashkëjetese prej 8-muajsh, vajza vendos të largohet jashtë Shqipërisë, tek familja e saj.
Gjithçka vijon normalisht derisa vajza i kërkon kodin e Facebook-ut. Arsyeja? Ishte e fejuar!
Lexoni historinë e mëposhtme për të kuptuar se si zbulohet vajza nga Shqipëria e Mesme, e cila kishte mbajtur të fshehtë lidhjen dhe fejesën e saj.
(Kosova Sot)