Aksidentohet rëndë motoçiklisti turk në afërsi të Kumanovës
Një motoçiklist është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:20, në rajonin e Kumanovës, kumtoi sot policia maqedonase.
Shtetasi turk, 34 vjeçari E.A. i cili e ka drejtuar motoçikletën “jamaha”, duke u shkëputur nga autostrada VK Tabanoc-Shkup, me qëllim që të kyçet në rrugën magjistrale Kriva Pallankë Kumanovë, drejt Kriva Pallankës, ka humbur kontroll, ka kaluar në anën e kundërt të korsisë dhe është përplasur në automjetin motorik “tavrija” të cilin e drejtonte kumanovari 58 vjeçar T.A. i cili lëvizte nga Kriva Pallanka drejt Kumanovës.
Shtetasi turk ka marrë lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës së dhënë në spitalin e Kumanovës është dërguar në Qendrën emergjente në Shkup. Kumanovari dhe bashkudhëtarja e tij nga automobili S.A. (1960) kanë marrë lëndime të lehta.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.
(Kosova Sot)