Për atdhe u flijuan edhe hoxhollarët

  • 01 September 2016 - 19:12
Për atdhe u flijuan edhe hoxhollarët

Këtë shembull e kanë dhënë gjatë historisë Mulla Idriz Gjilani, Jusuf Baftijari e Halit Hasani .

Si komandant i Shtabit të Mbrojtjes Kombëtare në Nënprefekturën e Gjilanit, rojeve të kufirit në viset Prapashticë- Bujanoc-Preshevë- Kumanovë u la amanet se "Njeriu ka një nënë, ka një babë, ka një Zot, ka një Vatan që i detyrohet jeta... Pa vatan të lirë, nuk ka as jetë, as familje, as fe, as liri dhe as xhenet" , raporton gazeta Kosova Sot

S hqiptarët e konsiderojnë fenë si vlerën e tyre më të madhe shpirtërore, por gjëja më e shtrenjtë për ta, gjithmonë dhe kurdoherë ka qenë kombi dhe atdheu, për të cilat janë sakrifikuar pa më të voglën mëdyshje. Të paktën tre prej tyre nga Gjilani dhe rrethinat e tij, Mulla Idriz Gjilani, Jusuf Baftijari e Halit Hasani e dëshmuan këtë në vepër. Ata, edhe pse ishin shkolluar për fe, kur e kërkoi nevoja u flijuan për atdhe, sepse vatanin e kishin mbi të gjitha. Shembulli i tyre duhet ë jetë një mësim historie për deputetët tanë, që sot duhet të vendosin për demarkacionin me Malin e Zi, ndërsa nesër për atë me Serbinë. Mulla Idriz Gjilani, sipas historianëve, para 70 e ca vitesh, thoshte se "Kosova është tokë e shenjtë, që ne kurrkujt nuk ia kemi grabitur, por na kanë lënë baballarët tanë", dhe në çdo vend ku diskutohej për çështjen kombëtare, jepte mesazhin e tolerancës: "Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrë kemi mbrojtjen e Atdheut, të kufirit të Shqipërisë, këtu përballë armikut shekullor". Si komandant i Shtabit të Mbrojtjes Kombëtare në Nënprefekturën e Gjilanit, rojeve të kufirit në viset Prapashticë-BujanocPreshevë-Kumanovë u la amanet se "Njeriu ka një nënë, ka një babë, ka një Zot, ka një Vatan që i detyrohet jeta... Pa vatan të lirë, nuk ka as jetë, as familje, as fe, as liri dhe as xhenet". Luftën në anën e komunistëve e cilësonte tradhti dhe mashtrim. Ai e mbylli jetën në mënyrën që ia preferonte vetes dhe bashkëluftë- tarëve, i pamposhtur për lirinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar. Gjatë kohës së kaluar në burg, Mulla Idrizi përjetoi torturat më të tmerrshme, por nuk u dorëzua. Trupin e tij, pas mesnatës së datës 26 nëntor 1949 e nxjerrin nga burgu dhe e dërgojnë në periferi të Gjilanit, në vendin e quajtur "Gllamë", ku e ndezin. As sot e asaj dite nuk i janë gjetur varri dhe as eshtrat. 

Varri nuk i dihet as sot e asaj dite Edhe Jusuf Baftijari e Halit Hasani, pas Mulla Idriz Gjilanit, janë dy nga figurat më të respektuara fetare në Gjilan, të cilat u flijuan për komb e për atdhe, gjatë rrugëtimit shekullor për liri, të mbushur me vrasje e vuajtje nga më të rëndat. Jusufi, i njohur për mençuri, si prijës fetar që ishte, doli në ballë të popullatës së Karadakut, për të kundërshtuar me armë robërinë dhe vuajtjet nga thundra serbe, e cila po shtypte e vriste shqiptarët, në tokat e tyre. Ai mori armët, për t`i dalë zot vatanit. Nën udhëheqjen e tij janë zhvilluar beteja të mëdha në Karadak, si ajo e Raincës së Preshevës, ku me ftesën e Hoxhës, në ditë Bajrami, organizohet një kryengritje e armatosur, në të cilën morën pjesë luftëtarë nga fshatrat e Gjilanit, si Malisheva, Llovca, Pograxha, Kokaj si dhe nga fshatrat e tjera. Ai vazhdoi rezistencën edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Për një kohë, qëndroi i fshehur në malet e Karadakut. Në fund të vitit 1946 qeveria jugosllave ndërmori një aksion të madh kundër forcave të rezistencës shqiptare në tërë Kosovën. Sipas një versioni, pas më shumë se dy vjet në ilegalitet, më 20 shkurt 1947 ai dorëzohet së bashku me bijtë e tij dhe disa anëtarëve të tjerë të grupit. Sipas një versioni tjetër, Hoxhë Lipovica, është se ai është kapur në pabesi dhe është pushkatuar tek vendi i quajtur "Gllama". Varri nuk i dihet as sot e asaj dite. Pas vrasjes, familjen ia burgosin. Si hoxhë e si mësues, Jusfuf Baftijari mbetet shembull i trimërisë për të luftuar okupatorin dhe për të mbrojtur kufijtë në tokat shqiptare. 

Hoxha ra dëshmor për Shqipërinë e bashkuar Edhe Halit Hasani (1901) nga fshati Pogragjë, ra dëshmor për komb e atdhe. Si fëmijë ishte edukuar në frymën kombëtare. Historiani Fitim Rifati thotë se si predikues i fesë në xhaminë e fshatit dhe mësues i dhjetëra nxënësve në mejtep, të cilët vinin edhe nga fshatrat e rrethinës, hoxha, përpos ligjëratave fetareshpirtërore, shpeshherë u mbante edhe fjalime e mësime në frymën kombëtare. "Duke u shpjeguar banorëve rëndësinë e qëndrimit në atdhe, Haliti kontribuoi edhe në pengimin e fenomenit të migrimit të shqiptarëve nga këto treva, në drejtim të Turqisë", thotë Rifati. Pas pushtimit të Kosovës nga Gjermania, Italia dhe Bullgaria më 1941, ai arriti t'u bënte ballë presioneve, shtypjes së vazhdueshme, dhunës, arrestimeve dhe masave të bullgarizimit që pushteti bullgar ushtronte ndaj shqiptarëve të viseve të Karadakut, gjatë viteve 1941- 1944. Pas kapitullimit të Bullgarisë fashiste, më 9 shtator 1944, për të mbrojtur kufirin nga depërtimi i njësiteve partizane të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë (UNÇJ), përgjatë hekurudhës BujanocPreshevë-Kumanovë filloi mobilizimi i vullnetarëve nga Lugina e Preshevës, Kumanova e Gjilani me viset përreth dhe u caktuan komandat e zonave mbrojtëse. Haliti, si pjesëtar i forcave nacionaliste dhe vullnetare të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, me kërkesën e Komitetit Qendror të saj, u bëri thirrje dhe organizoi shumë vullnetarë shqiptarë të fshatrave të rrethinës për t'u nisur drejt vijës së frontit në Preshevë, përkatësisht në sektorin Corroticë- Raincë. Në ditën e Bajramit, më 19 shtator 1944, gjatë ceremonisë së lutjeve, kërkoi nga masa e tubuar që me armë në dorë ta mbrojnë atdheun. Gjatë luftimeve në mbrojtje të kufirit shqiptar, kundër njësiteve partizane të UNÇJ-së, Haliti ra dëshmor afër lumit të fshatit Raincë të Preshevës. 

(Kosova Sot)