Më 29 shtator Mustafa në dy interpelenca
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që seanca e radhës të mbahet me datën 29 shtator.
Në këtë seancë kryeministri i vendit Isa Mustafa, do të ketë dy interpelanca, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Njëra nga interpelencat e kryeministrit Mustafa është thirrur sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Kosovës.
Ndërsa interpelanca tjetër është thirrur sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Kosovës.
(Kosova Sot)