Dukagjin Gorani: Pushteti do që të na shfaros

  • 11 November 2016 - 21:53
Dukagjin Gorani:  Pushteti do që të na shfaros

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dukagjin Gorani ka theksuar se subjekti i tij po përballet me një pushtet, që synim ka “shfarosjen tonë”.

Gorani ka theksuar se Astrit Dehari racionalisht nuk do të duhej të ishte fare në burg, racionalisht ai nuk do të duhej që të akuzohej për terrorizëm.

“Astrit Dehari është vrarë në mënyrë të tmerrshme”, ka thënë ai në emisionin “Argument Plus” 

Ai ka shtuar se po kërkojnë një hetuesi të pavarur për rastin e Astrit Deharit, e jo nga kjo prokurori e politizuar.

(Kosova Sot)