Lunacek: Në takim me liderët janë diskutuar disa tema
Raportuesja Ulrike Lunacek mori pjesë në takimin mes liderëve të partive, ku prezent ishte edhe komisionari Johannes Hahn.
Ajo ka thënë se ishte një takim frytdhënës pasi ishin diskutuar disa tema.
Në takim është folur për çështjen e zgjedhjeve, demarkacionin e për rastin Dehari.
Opozita sërish kishte treguar se ka mospajtime rreth demarkacionit.
(Kosova Sot)
