Dy bebe me kancer shërohen me një 'trajtim mrekullibërës'

  • 30 January 2017 - 20:09
Dy bebe me kancer shërohen me një 'trajtim mrekullibërës'

Doktorët thonë se bebet janë shëruar duke përdorur një teknikë revolucionare

Dy bebe, që ishin diagnostikuar me formën përfundimtare të leukemisë, janë shëruar duke përdorur një teknikë revolucionare, thonë doktorët. Layla Richards, 16 muajshe, dhe një bebe tjetër, e paidentifikuar 11 muajshe, ishin trajtuar me injeksione të qelizave imunitare të trajtuara me inxhiniering gjenetik në një spital të Londrës. Qelizat imunitare ishin dizajnuar për t'i sulmuar qelizat e kancerit pas tentimeve të dështuara të mëparshme për trajtimin e bebeve, duke përdorë metodat tradicionale. Një vit më pas, mjekët e kanë përshkruar shërimin e bebeve si "mrekulli", duke e quajtur atë si trajtimin e parë të suksesshëm të kancerit në botë, trasmeton gazeta Kosova Sot 

Dyshimet për metodën e aplikuar

Ky eksperiment rrit mundësinë e terapisë celulare, që përdorin qelizat donatore me kosto të ulët, të cilat mund t'i jepen pacientit nëpër vena. Trajtimi që përdor qelizat imune T, të njohura si CAR-T, është relativisht i ri, radikal. Ky trajtim ka treguar një sukses të madh kundër formave të ndryshme të kancerit të gjakut. Këto raste bënë bujë në botë, por pati edhe kritika. Meqë që të dy bebet ishin trajtuar më parë me kimioterapi, kritikët thonë se nuk ishte dëshmuar që shërimi i tyre ishte bërë me metodën CAR-T. Stephan Grupp, ekspert i fushës, thotë se ka gjasa që kjo terapi të jetë efikase, por nuk ka dëshmi për një gjë të tillë. Por, profesori Waseem Qasim, mjek dhe ekspert i terapisë gjenetike, i cili udhëhoqi eksperimentet, thotë se që të dy fëmijët mbesin të shëndoshë, njëri 18 muaj pas trajtimit, e tjetri një vit e gjysmë pasi që ishte trajtuar. 

Pas suksesit të arritur, shpresojmë që Layla do të vazhdojë që të jetë mirë

Vitin e kaluar, Layla Richards u bë bebja e parë që iu nënshtrua kësaj forme të terapisë, pasi ishte diagnostikuar me leukemi akute limfoblastike (ALL). Rreth një në 2000 fëmijë diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje në Britani. Edhe pse shumica e këtyre fëmijëve kanë përmirësim pas trajtimit, mjekët iu kishin thënë prindërve të Layla's së vogël se kurrë nuk kishin parë formë më agresive të kësaj sëmundjeje. Pas suksesit të arritur, shpresojmë që Layla do të vazhdojë që të jetë mirë. 

(Kosova Sot)