Grabitje me maska në Sarandë
Fshati Nivicë i Sarandës u bë sot skenë e një grabitjeje nga disa persona të armatosur dhe të maskuar.
Mësohet se persona të paidentifikuar kanë grabitur nga një banesë 1500 euro dhe 20 mijë lekë, e më pas janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.
Sipas të dhënave të para të policisë, pre e grabitjes ka rënë banesa e shtetasit me inicialet Gj.B., 65 vjeç. Në fillim grabitësit i kanë kërkuar 65-vjeçarit shumën e parave dhe kur kanë hasur në rezistencën e tij, e kanë dhunuar, transmeton shekulli.
I zoti i shtëpisë ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të grabitjes dhe identifikimin e autorëve.