Reagon Mogherini: Do punojmë me Parlamentin në rrugën drejt Europës
Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogherini përmes një letre të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Europian ka dënuar aktin e dhunës të bërë sot në ambientet e kuvendit të Maqedonisë duke bërë thirje që organet e rendit të marin masa dhe të sigurojnë anëtarët e kuvendit.
"Jemi të shqetësuar me zhvillimet dhe dhunën e realizuar sot në ambientet e kuvendit të Maqedonisë dhe sulmin ndaj anëtarëve të kuvendit, ministria e brendshme dhe policia duhet urgjentisht që të marin masa të sigurojnë anëtarët e kuvendit", thuhet kështu në letrën e publikuar nga KE-ja.
"Demokracia duhet të veprojë, ashtu sic jemi informuar për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeparlamentar ne kemi marë notë pozitive për zgjedhjen e tij. BE-ja konsideron se dialogu politik në institucione është rruga e vetme që duhet ndjekur dhe urgjentisht partitë politike dhe aktorët politik të bëjnë konstituimin e institucioneve të vendit si një akt demokratik. Maqedonia është shtet kandidat i BE-së dhe BE-ja është e gatshme të bashkëpunojë me parlamentin në reformat e nevojshme që të lëvizë shtetin në rrugën euroatlantike", thuhet mes tjerave në reagimin e lëshuar nga Mogherini.
(Kosova SOt)