Emrullahu: Ekonomia në nivelin më të ulët
Ndërkohë, eksperti i ekonomisë, Nehat Emrullahu tha për "Kosova Sot" se për një Qeveri të suksesshme nuk paraqet rëndësi të madhe numri i ministrive dhe le t'i marrin 100 veta kur punojnë. "Nuk na pengon numri i këtyre ministrive dhe zëvendëskryeministrave e zëvendësministrave, me rëndësi është që të krijojnë rezultate pozitive", u shpreh ai. Por, Emrullahu ka kritikuar se deri më tash në secilën Qeveri të Kosovës ka pasur shumë ministri për sektorin e ekonomisë, derisa për ekonominë nuk është bërë asgjë. "Ndaj, vlerësoj se ekonomia e Kosovës është në nivelin më të ulët të mundshëm ", potencoi ai.
(Kosova Sot)