Kaos në qendër të Londrës, taksi shkel këmbësorët

  • 01 November 2017 - 19:00
Kaos në qendër të Londrës, taksi shkel këmbësorët

Njerëz janë parë duke vrapuar poshtë ‘The Strand’ afër Covent Garden të Londrës, përderisa një taksi hyri në trotuar dhe shkeli këmbësorët.

Dëshmitarët thonë se vetura ‘shkeli njerëz’ në rrugën Southampton në qendër të kryeqytetit anglez.

Jay Gilbert tha për Metro.co.uk se vajza e tij Christie e përjetoi incidentin tronditës.

Ai tha se një taksi hyri në trotuar, shkeli njerëz dhe se ajo pa ‘trupa nëpër tokë’.

Një zëdhënës i policisë tha për Metro.co.uk se sulmi nuk cilësohet terrorist, dhe se janë duke pritur për një konfirmim të numrit të viktimave.

(Kosova Sot)