Gashi: Koalicion i interesit të ngushtë

  • 10 November 2017 - 13:34
Gashi: Koalicion i interesit të ngushtë

Agim Gashi, asamblist nga LDK-ja, thekson se pjesa qendrore e programit të Pacollit ka të bëjë me shndërrimin e zonës universitare në qendër kulturore islame."Ky është projekt që shkatërron identitetin nacional shqiptar dhe shkatërron trashëgiminë nacionale që ka të bëjë me historinë e zhvillimit të arsimit në Kosovë. Siç shihet, ky koalicion, mos tjetër, është më shumë koalicion i interesit të ngushtë mes individëve që përfaqësojnë këto parti politike, sesa bashkim vlerash programore".

Ai tutje thekson: "Para disa muajsh VVja e quante Rrahim Pacollin zhvatës dhe keqpërdorues, bashkëpunëtor me vëllain e Hashim Thaçit dhe sot ata planifikojnë që për Rrahim Pacolin ta rezervojnë pozitën e zëvendëskryetarit dhe drejtorit të urbanizmit - dy pozita më të rëndësishme në qeverisjen komunale të Prishtinës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. A nuk është kjo hipokrizi e Shpend Ahmetit dhe e VV-së. Ne jemi të bindur se lidhja e natyrshme e anëtarësisë së AKR-së me LDK-në do të funksionojë në dobi të Arban Abrashit dhe se ky elektorat nuk do t'u bindet hipokrizisë dhe interesave të ulëta të përfaqësueseve të këtij koalicioni".

(Kosova Sot)